Vasili për drogën: Kemi kërkuar prezencë fikse të DEA-s në Shqipëri

Shqipëria

Vasili për drogën: Kemi kërkuar prezencë fikse të DEA-s në Shqipëri

Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:19
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili gjatë një bashkëbisedim me gazetarët tha se në lidhje me drogën në Shqipëri duhet një ekspertizë e fortë ndërkombëtare, pasi sipas tij shqetësimet janë bërë në dimensione madhore.

 “Për fat të keq qeveria ka treguar qartë që është mbështetëse dhe inaktive ndaj drogës, ndërprerja e operacioneve në mes siç ndodhi me Xibrakën janë kambana alarmi që kjo situatë është në një moment akoma më të rrezikshëm se më parë dhe vullneti i qeverisë”, tha Vasili.

Vasili theksoi se ka kërkuar të ketë një prezencë fikse të DEA-s në Shqipëri, pasi dimensioni i problemit, është në nivel rajonal.

“DEA është institucioni më i shkëlqyer në nivel botëror i cili mund të përballet. LSI ka detyrë publike të ngrejë këto pyetje që nuk kanë marrë ende përgjigje.

Administrata po emërohet në mënyrë politike. Misioni ishte të depolitizohej administrata shqiptare. Sot administrata politizohet ditën për diell, ligji dhunohet ditën për diell, kryeministri nuk pres të flasë. Pyetja ime është çfarë e pengon BE-në në Tiranë të flasë?

Ka pasur presione të jashtëzakonshme dikur, kritika të jashtëzakonshme, tani në bazë të një raporti zyrtar qindra nëpunës miratohen vetëm se kanë një tesër partiake dhe nuk ka rëndësi se mund të jenë njerëz mizerabël në nivelin profesional për të ngritur administratën publike”, tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat