I moshuari aksidentohet duke kullotur bagëtitë, në gjendje kritike për jetën

Shqipëria

I moshuari aksidentohet duke kullotur bagëtitë, në gjendje kritike për jetën

Më: 10 mars 2018 Në ora: 15:03
Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një i moshuar është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Burime nga policia lokale thanë se një ditë më parë në Spitalin e Korçës është çuar i dëmtuar 73-vjeçari me inicialet H. H., banues në fshatin Xerie.

Sipas deklarimeve të familjarëve të tij dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se ky person ishte rrëzuar aksidentalisht (duke kullotur bagëtitë) pranë vendit të quajtur “Shkëmbi i Kishës”.

Ai është sjellë me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmën e parë.

Pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, i moshuari është transportuar në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për ngjarje aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat