Fundjava e Presidentit Meta, zgjedh Pogradecin

Shqipëria

Fundjava e Presidentit Meta, zgjedh Pogradecin

Më: 11 mars 2018 Në ora: 12:19
Ilir Meta

Këtë fundjavë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë në qytetin e Pogradecit.

Kreu i shtetit ka ndarë një foto për ndjekësit e tij në rrjetet sociale teksa është duke shijuar kafen e mëngjesit në një ambient të hapur. 

Koha e ngrohtë që ka mbizotëruar këto ditë, e bën Pogradecin një destinacion mjaft të dashur për të kaluar një fundjavë të qetë.

“Të dashur miq, ju uroj një ditë të mbarë nga Pogradeci”- shkruan Meta në Facebook, duke shpërndarë foton.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat