Dikur miq të ngushtë! Artur Zheji tregon sesi u prish shoqëria e tij me Edi Ramën

Shqipëria

Dikur miq të ngushtë! Artur Zheji tregon sesi u prish shoqëria e tij me Edi Ramën

Më: 11 mars 2018 Në ora: 13:17
Rama dhe Zheji

Artur Zheji, analisti i njohur shqiptar dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë kanë qenë miq të ngushtë kur ishin të rinj, por marrëdhënia e tyre u ftoh.

Në një intervistë për emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, Zheji rrëfeu arsyen përse nuk janë më aq të afërt, duke zbuluar një detaj për jetën sentimentale të Ramës.

Pjesë nga biseda

Rudina Dembacaj: Pse nuk jeni miq?

Artur Zheji: Nuk jemi zënë. Flasim, është ajo e folura e sipërfaqshme që fsheh moskomunikimin total. Për të folur, flasim.

Rudina Dembacaj: Pse u ftohët?

Artur Zheji: U bëmë dy tipa të ndryshëm. Ne kemi bërë një bisedë vendimtare që ndau rrugët tona. Ka qenë viti ’97.

Në 1997, Fatos Nano që më vonë u bë miku im më i shtrenjtë dhe u bë kryeministër, e ftoi për tu bërë ministër dhe ai ftoi dy miq për tu këshilluar për të ardhmen e tij në Shqipëri.

Sa kishte ardhur nga Parisi, njëri isha unë, tjetri ishte Spartak Ngjela që sot nuk le kusur, i thotë mendjefyell. Donte një këshillim, ishte akoma Rama që unë kam njohur, që e kam patur vëllacko. Ngjela i tha je në rrugën e duhur, kjo është e ardhmja jote, ti i ke të gjitha provokativat për tu bërë njishi.

Parashikimi i Ngjelës doli i saktë. Kurse unë i thashë ti je artist i madh për mua dhe do humbasësh artin për politikën. Në atë kohë Rama ka patur një mikeshë gjermane, një yll e bukur, një gjermane brune me sy bojëqielli. Gjermania u nda se mendonte që ishte e dashuruar me Ramën artist jo Ramën politikan.

Gjermania erdhi më vonë, ajo erdhi kur ai kandidoi për kryetar bashkie dhe i tha që deri këtu mbaj. Më pas filluan sherret politike mes tij dhe Nanos. Shokë i kisha prapë. Mbetëm deri në një farë kohe miq në një truall shumë konfliktual./oranews

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat