Ishte dënuar nga gjykata në Shkodër, kapet në Laç…

Shqipëria

Ishte dënuar nga gjykata në Shkodër, kapet në Laç…

Më: 11 mars 2018 Në ora: 15:01
Policia e Shqipërisë

Një shtetas shqiptar ishte dënuar në Shkodër, pasi gjykata e këtij qyteti ka dhënë për të masën e sigurisë “Arrest me burg”. Mirëpo, ai ka ikur nga burgu dhe është kapur nga policia në Laç, Kurbin. Masa “Arrest në shtëpi” ishte dhënë ndaj tij për veprën penale: “prodhim i lëndëve narkotike”, kurse tashmë mbi të rëndon edhe akuza e largimit të të burgosurit nga vendi i paraburgimit.

“Më datë 10.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.R., vjeç 29, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Rreth orës 20:40, në Laç, Kurbin, u kap duke thyer masën e sigurisë. Nenet 283 e 323 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat