Deputeti i PD, ironi me Donald Lu për ‘peshqit e mëdhenj’: Deri tani rrjeta ka kapur…

Shqipëria

Deputeti i PD, ironi me Donald Lu për ‘peshqit e mëdhenj’: Deri tani rrjeta ka kapur…

Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:33
Myslim Murrizi

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi në një reagim të fundit ka folur në lidhje me peshqit e mëdhenj.

Në reagimin e tij Murrizi tregon një barsoletë me peshq, ku tregon dhe pak ironi.

“Fëmijët në shkolle pyesnin njëri-tjetrin se: ZURI LALA PESHQEZ MBRËMË???

Dhe përgjigja ishte: K…… ZURI Lala peshqve.”, shkruan ndër të tjera Murriz, për të treguar se nuk ka peshq që janë kapur.

Postimi i plotë i Murrizit

“Ka gati dy vjet qe ka “ plas” peshku, por peshk ne rrjete, halez nuk ka rene.

Ashtu si Vlojatet kishin nje shprehje per provimin e motres, kur pyesnin: e mori motra provimin?

Dhe pergjigja ishte: …. mori motra.

Edhe Myzeqaret kishin te njenjten shprehje per peshkataret qe rrinin gjith naten per peshk e ne mengjes vinin ne trasta bosh.

Femijet ne shkolle pyesnin njeri tjetrin se: ZURI LALA PESHQEZ MBREME???

Dhe pergjigja ishte: K…… ZURI Lala peshqez.

Tani meqenese po shoh qe çdo dite po shtohen “ peshkataret” atehere kjo pergjigje vlen per te gjithe “ peshkataret” me duket, nga do qe te jene, dhe çfardo rrace e kombesie ti perkasin.

Me kaq “ peshq te medhenj” qe po degjojme perdite, lum si ne.

Por me sa “ peshq” po kapim çdo dite, mjere ne.

Ishalla qellon ndonje dite qe te lajthisin vete e te dalin ne sop, se per rrjetat qe jane hedhur, prap ka vlere pergjigja e Vlojatit per provimin ose e Myzeqarit per peshqez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat