Shpërthimi në Tiranë/ Policia dyshon se 34 vjeçari montonte mina me celular

Shqipëria

Shpërthimi në Tiranë/ Policia dyshon se 34 vjeçari montonte mina me celular

Më: 12 mars 2018 Në ora: 11:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot Tiranën, dhe në fillim u fol për shpërthim tritoli, por policia e hodhi poshtë këtë version duke thënë se ngjarja ishte aksidentale.

“Shtetasi Gentian Hoxha ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur në tavolinën e punës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia në njoftimi zyrtar per mediat.

Por burime të tjera nga grupi hetimor thanë se ka dyshime të forta se 34-vjeçari ka qenë duke përgatitur një material shpërthyes. Sipas hetuesve dyshohet se Gentian Hoxha montonte mina me celular dhe lënda plasëse i ka shpërthyer aksidentalisht në dorë. Gjithsesi hetimet po vazhdojne per te zbardhur te plote kete ngjarje qe tronditi banoret e Rrugës se Elbasanit.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën ” Qamil Guranjaku ” në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne pune e siper ka ndodhur nje shperthim nga lende ende e papercaktuar.

Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale.

Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinen e punes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

* * * *

Këto janë pamjet e rënda pas shpërthimit të eksplozivit pranë ambasadës amerikane në Tiranë, që dyshohet se i është vënë një dyqani celularësh.

Të plagosur janë dy punonjësit e servisit: Gentian Hoxha (në foto) 26 vjeç dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.

Hoxha është në gjendje të rëndë; ai dërguar me shpejtësi tek Spitali i Traumës. Ka pësuar djegie në trup dhe fytyrë ashtu si dhe personi tjetër.

Shpërthimi ka ndodhur pranë ish-Drejtorisë së Higjenës dhe në një zonë shumë të populluar.  

Image

***

Një shpërthim me lënë plasëse ka ndodhur në një dyqan pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë.

Ky institucion ndodhet shumë pranë Ambasadës Amerikane në kryeqytet, që ndodhet në Rrugën e Elbasanit.

Nga raportimet e para mësohet se nga shpërthimi me lëndë eksplozive të dyshuar tritol, mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.

Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.  Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarja pritet të japë detajet e para në lidhje me këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat