Debati për kontratat e PD/ KQZ: Partitë kanë afat për ti deklaruar deri në…

Shqipëria

Debati për kontratat e PD/ KQZ: Partitë kanë afat për ti deklaruar deri në…

Më: 12 mars 2018 Në ora: 11:52
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë deri në 31 mars të gjitha partitë politike që të dorëzojnë raportet financiare të vitit 2017.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, tha se në të kundërt, sipas Kodit Zgjedhor, gjoba për partitë që nuk respektojnë afatin do të jetë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

DEKLARATA E KQZ

Në zbatim të nenit 15/2, neni 23, të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për Partitë Politike”, i ndryshuar, si dhe akteve të miratuara nga KQZ,  ju kujtojmë partive politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, detyrimin për të depozituar raportet financiare vjetore të vitit 2017, brenda datës 31.03.2018.

Sipas ligjit “Për Partitë Politike”,  partitë politike, dorëzojnë raportet financiare vjetore një herë në vit pranë KQZ  dhe  duhet të jenë sipas regullave për raportimin e finananciar dhe duhet të përfshijnë informacion të hollësishëm për:

a) burimet e financimit të partisë politike gjatë gjithë vitit kalendarik;
b) shpenzimet e kryera nga partia politike
c) subjektet e lidhura, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, të cilat deklarohen nga vetë partia politike;

si edhe çdo informacion tjetër që parashikon ligji “Për partitë Politike” për aktivitetin financiar të partisë politike.

Raportet duhet të depozitohen nëpërmjet personave përgjegjës për financat e partive politike, sipas formateve të standardizuara për raportimet financiare vjetore të miratuara me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e raporteve në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë.

Theksojmë se, afati për dorëzimin e raporteve financiare nga partitë politike është data 31.03.2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat