Shpërthimi në Tiranë/ Policia jep versionin zyrtar: Ja çfarë ndodhi

Shqipëria

Shpërthimi në Tiranë/ Policia jep versionin zyrtar: Ja çfarë ndodhi

Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:48
Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me shpërthimin që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në tavolinën e punës ku shtetasi G.H. ka qenë duke punuar.

Në njoftimin e policisë përjashtohet pista e shpërthimit me tritol, por ende nuk është përcaktuar lloji i shpërthimit.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën ” Qamil Guranjaku ” në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne pune e siper ka ndodhur nje shperthim nga lende ende e papercaktuar.

Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale.

Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinen e punes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat