Basha zbardh aksionin në Kuvend: Të enjten nxjerrim me emra dhe foto ata që…

Shqipëria

Basha zbardh aksionin në Kuvend: Të enjten nxjerrim me emra dhe foto ata që…

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:15
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, ka folur për 6 mujorin e qeverisjes.

Sipas  tij këto 6 muaj kanë qenë shumë të këqija për qeverinë dhe prandaj ditët e fundit po sulmohet opozita.

Më tej Basha tha se e gjithë vëmendja e Ramës është për të shpëtuar dhe mbrojtur njerëzit e tij të afërt që janë përfshire në krime dhe afera.

Është një ditë e veçante është 6 mujori i vetë besimit të qeverisë. E gjithë mbledhja e maxhorancës u harxhua me sulme për opozitën. Qeveria nuk ka asnjë pozitive për të thënë dhe sulmon vetëm opozitën.

Në këto 6 muaj u konfirmuar të gjitha deklaratat e opozitës, që është se Shqipëria është hambari i drogës të Evropës dhe Shqipëria është një rrugë për trafikimin e drogës.

Dështimi i operacionit të kapjes jo vetëm të porositësit, por dhe i përpunuesve është një dështim i dyshes Rama dhe Xhafa. Të dy i kanë dhënë mbështetje Clan del Golfo

Ka 6 muaj që nuk e ka vizituar asnjë investitor i huaj. Loja e tij e preferuar është sulmi ndaj opozitës. Në këtë dinamikë që ka sot, ka lënë zbuluar njerëzit e thjeshtë. Ka hequr nga ndihma ekonomike 20 mijë familje. U ka gjetur punë disave por nuk mjafton që të shkojë kreu i opozitës që tu gjej puna Rama disa njerëzve.

E gjithë vëmendja është se si të shpëtosh Saimir Tahirin.  E gjithë vëmendja është si të mbrosh Agronin, Qazimin, Vangjushin dhe Olsin.

E enjtja do të jetë një ditë e veçantë në Kuvend. Nuk do jetë ditë e bilancit 6 mujor, por e sjelljes në sallën e Parlamentit të emrave dhe fytyrave të atyre që kam takuar gjatë këtyre dy javëve që u është hequr buka e gojës. Ne do kërkojmë rikthimin e ndihmës ekonomike për ato familje që janë lënë në mes të katër rrugëve. Paratë janë sepse po investohen për shpenzime luksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat