PD-LSI nisin aksionin për zgjedhjet lokale, “viktima” e parë në Gjirokastër

Shqipëria

PD-LSI nisin aksionin për zgjedhjet lokale, “viktima” e parë në Gjirokastër

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:44
Keshilli bashkiak Gjirokaster

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë koordinuar në Gjirokastër duke bashkuar votat për ti marrë Partisë Socialiste kryetarin e Këshillit Bashkiak.

[keshilli bashkiak gjirokaster]

Siç raporton media, ish kandidatja për deputete dhe ish prefektja në kohën e Berishës, Mimoza Çomo prej ditës së sotme do të jetë kryetarja e Këshillit Bashkiak.

Fillimisht PD dhe LSI bashkuan votat për të shkarkuar kreun e Këshillit Roland Karalli, i zgjedhur nga Partia Socialiste. Dy partitë e opozitës mblodhën 16 vota kundrejt 15 të PS-së e cila nuk përfitoi dot as pasi i mori LSI-së një këshilltar, Arben Rexhen.

Pas shkarkimit të Karallit, PD dhe LSI zgjodhën Çomon si kryetare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat