I refuzoi fjalën, Robert Ndrenika ironizon Ramën

Shqipëria

I refuzoi fjalën, Robert Ndrenika ironizon Ramën

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:23
Robert Ndrenika

Pasi nuk i dha fjalën në mbledhjen e organizuar në Kryeministri ku u prezantua projekti i Teatrit Kombëtar, aktori i madh Robert Ndrenika ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat jashtë sallës.

Në fjalën e tij, Ndrenika ka ironizuar kryeministrin Rama duke thënë në lidhje me debatin e krijuar për Teatrin:

“Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka.”

Ndërkohë lidhur me projektin-skicë që do të ndërtohet në Teatrin ekzistues, aktori i madh theksoi se është kundër metodës së ndërtimit të tij, përmes Partneritetit-Publik-Privat, ose e thënë ndryshe i dhënë me koncension.

Madje ai ka shtuar se do të donte që të shihte nga afër projektin për të parë veçanërisht sallën e Teatrit të ri Kombëtar.

“Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane, më mirë të shtyhet e dhe të bëjë Teatrin Kombëtar. Shembull kam: Maqedonia po bën teatër shumë të mirë. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, është shprehur aktori i madh në përfundim të takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat