Rama: PD të sqarojë si u financua nga burime të huaja

Shqipëria

Rama: PD të sqarojë si u financua nga burime të huaja

Më: 12 mars 2018 Në ora: 21:55
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar edhe një herë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që të sqarojë se si është financuar nga burime të huaja.

Rama, në një intervistë në News 24, ka thënë se Lulzim Basha duhet të “mos bëjë hajgare me këtë gjë po të shkojë në prokurori, për të sqaruar gjithçka, pasi është një fakt që PD është financuar në fushatë nga para të zeza”.

“Alternativa politike e Shqipërisë shihet se është e zhytur në para të zeza”, ka shtuar Rama, pasi ditëve të fundit doli një hetim gazetaresk që e lidh financimin e PD-së me kompani me pronarë rusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat