‘Kalo në publicitet të marrësh veten’, Rama vë në siklet gazetaren, ja përgjigjja e saj…

Shqipëria

‘Kalo në publicitet të marrësh veten’, Rama vë në siklet gazetaren, ja përgjigjja e saj…

Më: 12 mars 2018 Në ora: 23:22
Edi Rama

Nuk kanë munguar si gjithmonë edhe replikat jashtë diskursit politik por të nxitura nga çështje të aktualitetit në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Kryeministri Edi Rama duke iu referuar çështjes së drogës dhe kanabisit në vend, deklaroi se opozita ka pasur një rol negativ dhe se ka folur jashtë Shqipërisë duke bërë një pasqyrë të errët të vendit.

Ai tha se skuqet sa herë e pyesin partnerë të huaj. Por gazetarja Eni Vasili ka ndërhyrë duke i thënë se atëherë opozita nuk duhet të flasë fare, ndërsa kryeministri Rama i ka kërkuar të kalojë në publicitet që të merrte veten. Ja replikat.

Vasili: Pse jeni të gatshëm të besoni Mother Jones kur nuk besuat shkrimet për kanabizimin e vendit?

Rama: Kanabizimin e vendit është një term që e keni shpikur ju, media shqiptare.
Nuk e pranoj kurrë që Shqipëria e njohu kanabisin kur erdhëm ne. Shqipëria njohu luftën kundër kanabisit kur erdhëm ne. Juve nuk ju intereson të thelloheshit në të vërtetat e fakteve. Në Shqipëri mbillej kanabisi nga Dukagjini deri në Lazarat.

Për çfarë po diskutojmë të njëjtën histori kur unë jam këtu si kryeministër i një vendi që e ka fshirë nga harta historinë e kanabisit. Roli i opozitës në këtë gjë mizerje. Nuk mund të përdorësh krimin dhe luftën kundër krimit për të kriminalizuar kundërshtarin tënd.

Unë flas për akuzat e bëra në anglisht dhe për gjithë lumin e baltës të shpërndarë në çdo vesh e çdo kanal. Unë që takoj partnerë të huaj, e di si skuqem nga sikleti sa herë më pyesin po këta çfarë kanë. Shumë vende kanë një rregull të pashkruar, përfshirë dhe Gjermania. Që politikanët nuk flasin keq për vendin jashtë vendit të tyre.

Vasili: Pra ju thoni që opozitë të mos flasë fare. 

Rama: Kalo në publicitet që të marrësh pak veten se e shoh që je e pavëmendshme.

Vasili: Unë jam shumë mirë zoti Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat