Mbushën makinën me drogë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Shqipëria

Mbushën makinën me drogë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Më: 12 mars 2018 Në ora: 23:33
ilustrim

Policia italiane gjatë një kontrolli rutinë në dalje të autostradës në “Scandicci”, Firenze, arrestoi një çift shqiptarësh pasi në makinë iu gjetën 15 kilogram kokainë.

Të arrestuarit raportohet se janë 32 dhe 25 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet e ditur.

Sipas mediave lokale, të dy dhanë dëshmi kontradiktore lidhur me destinacionin dhe shfaqën shenja nervozizmi, kështu u shoqëruan në polici.

Gjatë kontrollit të makinës me të cilën lëviznin para se të ndaloheshin nga policia, u gjetën 15 kg kokainë. Droga ishte e fshehur në një hapësirë të krijuar rishtazi në motorin e mjetit.

Të dy shqiptarët u dërguan në qelitë e paraburgimit në Sollicciano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat