Kryemadhi i bën ftesën e parë Ramës: Hajde të ulemi siç bëmë me…

Shqipëria

Kryemadhi i bën ftesën e parë Ramës: Hajde të ulemi siç bëmë me…

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:31
Monika Kryemadh

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka bërë sot ftesën e parë kryeministrit Rama për të bashkëpunuar për problemet thelbësore nga të cilat vuajnë sot shqiptarët.

“Pa dallime politike jemi përballë një sfide të madhe të mbijetesës, jo të politikës se ajo do të mbijetojë, por të një brezi që po largohet dhe po ndihet e braktisur. Shqiptarët duhet të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e tyre sepse situata që po kalojmë është dramatike”- tha ajo, duke theksuar se Rama nuk po reflekton. “Nuk reflekton po nuk pranove realitetin, është njerëzore të bësh gabime, por është djallëzore kur nuk i pranon ato. Situata është kaotike, por edhe e pasigurt, për shkak të krimit të organizuar dhe overdozës qeverisëse. Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët, ka importuar mendje të ndritura për të qeverisur shqiptarët, por ne i ftojmë të bashkëpunojmë, ashtu si bëmë me ligjin për policinë e shtetit, pa asnjë kompleks e themi këtë se për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë dhe nxjerra nga varfëria e 200 mijë shqiptarëve”- tha ajo.

Kryemadhi ka kërkuar që të kthehet ligji për taksat, pasi sipas saj, ai dhe nuk është cështje egoje e Ramës, por e mbijetesës së mijëra bizneseve.

“Ne si opozitë do të hyjnë në histori se nuk bëmë asgjë për ti ndaluar, se shqiptarët janë pa asnjë drejtim dhe duhet ti japim drejtim. Jam e bindur se nëse vazhdohet kështu, stërnipërit e mi do thonë tu thaftë dorë që çizmja nuk i ra në kokë Ramës ta shkundte nga trutë e të bënte diçka të mirë për këtë vend”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat