“Prova për lidhje direkte me trafikantë/ Paloka i kujton Ramës, Olsin dhe Tahirin: S’ke parë asgjë akoma

Shqipëria

“Prova për lidhje direkte me trafikantë/ Paloka i kujton Ramës, Olsin dhe Tahirin: S’ke parë asgjë akoma

Më: 13 mars 2018 Në ora: 12:00
Edi Paloka

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar në Facebook ku shkruan se ‘Rama u përpoq mbrëmjen e djeshme të banalizojë akuzat mbi lidhjet e tij direkte me drogën’.

Paloka shkruan se kryeministri u përpoq të vendosë paralele me qytetet e Europës por “nuk i shpjegoi shqiptarëve se asnjë nga ministrat e brendshëm të atyre vendeve apo familjarët e tyre ose familjarët e kryeministrave nuk janë kapur në përgjimet për lidhje direkte me trafikantët”.

Paloka thekson se agjencitë e huaja kanë prova për implikimin e Tahirit dhe Olsi Ramës me trafikantët.

Statusi i plotë në Facebook i Edi Palokës

Rama u perpoq mbreme te banalizoje akuzat mbi lidhjet direkte te tij me drogen .

Duke paraqitur raste te tjera ( te verteta dhe te sajuara) te kapjes se sasive te ndryshme te kokaines edhe ne qytete te tjera te Evropes, Rama u perpoq te vendos paralele.

Sipas tij , ne asnje vend tjeter , nuk akuzohen kryeministrat si garant, kur kapen ngarkesat e droges. Ajo qe Rama nuk ju shpjegoi shqiptareve eshte se ne asnje nga keto vendet e tjera qeverite nuk kane patur strategji per kanabizimin e vendit si qeveria e tij. Asnje nga ministrat e brendshem apo familjaret e kryeministrave te atyre vendeve nuk jane kapur ne pergjimet dhe vezhgimet e agjencive inteligjente dhe per asnje prej tyre nuk ka prova per lidhje direkte me trafikantet ,sic rezultojne per ish-ministrin e brendshem dhe vellain e kryeministrit shqiptar… Po per kete te fundit keyeministri yne, vertete nuk ka pare asgje akoma…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat