Meta, i lumtur nga takimi me mikun e tij, politikanin austriak Grossruck

Shqipëria

Meta, i lumtur nga takimi me mikun e tij, politikanin austriak Grossruck

Më: 13 mars 2018 Në ora: 12:48
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë e tij që ka pritur në zyrë, politikanin austriak Wolfgang Grossruck, të cilin e ka edhe mik. Meta e ka njoftuar vetë lajmin për takimin në rrjetet sociale: 

"Kënaqësi të takoja sot mikun tim dhe të shqiptarëve, Presidentin e Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Wolfgang Grossruck, i cili me angazhimin e tij të vazhdueshëm është përpjekur gjithmonë ta ndihmojë Shqipërinë e Kosovën. 
Ndamë bindjen se forcimi i bashkëpunimit me Austrinë dhe konsolidimi i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona duhet të zhvillohet intensivisht."

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat