Kush ka bërë aksident, del për herë të parë lista me përfituesit që duhet të kontaktojnë Byronë

Shqipëria

Kush ka bërë aksident, del për herë të parë lista me përfituesit që duhet të kontaktojnë Byronë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:09
Ilustrim

Pas kërkesës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për praktikat e miratuara por të papaguara, objekt i Fondit të Kompensimit nga viti 2002-2013, Byroja Shqiptare e Sigurimit ka publikuar për herë të parë një listë emërore me 206 përfitues, me të cilët nuk është arritur të kontaktohet.

Byroja i kërkon përfituesve të listës emërore që të paraqiten pranë zyrave të saj, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, për të përfunduar me procedurat e pagesave.

Autoriteti i fton qytetarët që janë pjesë e listës së përfituesve të paraqiten pranë Byrosë. Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me procesin, çdo qytetar mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbetet shumë i angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e besimit të tyre në treg. AMF, ashtu siç ka vepruar përmes shumë vendimeve të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet te mbrojtja e interesave të qytetarëve.

Për këtë arsye, Autoriteti e konsideron shlyerjen e detyrimeve të praprambetura që nga viti 2002, objekt i Fondit të Kompensimit ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij gjatë këtij viti”, thuhet në njoftim.

Listën e plotë të përfituesve dhe dokumentat e nevojshme për t’u paraqitur pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit, mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

Lista e përfituesve, me të cilët ka qenë i pamundur kontaktimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat