Prej ditësh të zhdukur, policia i gjen në Tiranë 9 shtetasit nga Nepali

Shqipëria

Prej ditësh të zhdukur, policia i gjen në Tiranë 9 shtetasit nga Nepali

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:06
Policia e Shqiperise

Policia e Durrësit ka gjetur 9 shtetasit nga Nepali të cilët ishin zhdukura në rrethana krejt misterioze në qytetin bregdetar.

Më datë 10 mars ata dolën nga hoteli ku ishin akomoduar në Durrës, ndërsa nuk u kthyen më, ishte agjencia që ishte marrë me rezervimin e tyre që bëri denoncimin në polici.

Vetëm dje në darkë ata janë gjetur nga policia në Tiranë dhe ndodhen të shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Punohet për sqarimin e rrethanave të largimit të tyre. Neni 298 i Kodit Penal

Ata ishin futur në Shqipëri përmes pikës doganore të Rinasit, më datë 9 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat