Lubonja: Enverit i tërhoqën statujën, këta duhet t’i tërheqësh zvarrë

Shqipëria

Lubonja: Enverit i tërhoqën statujën, këta duhet t’i tërheqësh zvarrë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:49
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja foli në rubrikën “Opinion në “News 24” rreth projektit të Teatrit Kombëtar, duke u shprehur se po na imponohet me dhunë një projekt.

Lubonja e ka cilësuar si skandaloze mënyrën si erdhën ngjarjet pasi fillimisht u tha se nuk kishte një projekt dhe pas një jave u shfaq projekti.

“Shoqata e arkitektëve është kundër, kushdo që flet jashtë skenës së Ramës është kundër. Po na imponohet me dhunë një projekt. Është skandaloze që del ministrja e Kulturës dhe thotë s’ka projekt dhe pas një jave del karafili i bashkisë dhe thotë se ka projekt dhe pas një jave del projekti. S’kanë dinjitet se ministrja duhet të jepte dorëheqje. Janë kthyer në mashtrues ordinerë, me në krye kryemashtruesin e Tiranës”, deklaroi Lubonja.

“E para gjë që dua të komentoj nuk është projekti por është mënyra se si paraqitet projekti, në një zyrë të Kryeministrisë, një projekt që edhe në kohën e Enver Hoxhës ka pasur oponencë, ka pasur edhe konkurse, nuk emërohej vetëm. Ideja e konkursit ideja e konsultimit me publikun e shfaqjes së disa projekteve është gjeja e parë që kërkohet në një demokraci. Në Gjermani ishte një projekt nuk e di për një stadium, apo aeroport i Hitlerit u paraqit e doni kështu apo e doni ashtu. Dhe votoi me referendum populli i Berlinit. Pra bota përdor të tilla forma për këto projekte që janë kaq të rëndësishme. Ndërkohë që e gjithë shoqata e arkitektëve është kundër, ndërkohë që kushdo që flet jashtë skemave të Edi Ramës është kundër ne na imponohet me dhunë një projekt”, tha ai.

Duke folur me revoltë analisti i njohur e mbylli fjalën e tij duke thënë: “Këta janë banditë që duhen nxjerrë nga zyrat. Këta janë një grusht banditësh që kanë kapur shtetin. Dhe do t’i nxjerrin një ditë nga zyrat. Kështu shkoi edhe Enver Hoxha, atij i tërhoqën monumentin, këta meritojnë t’i tërheqësh zvarrë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat