Droga e kapur në Tepelenë, në pranga babë e bir

Shqipëria

Droga e kapur në Tepelenë, në pranga babë e bir

Më: 13 mars 2018 Në ora: 22:40
Droga e kapur

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me drogën e kapur në Tepelenë. Lënda narkotike dyshohet se do të transportohej për në Greqi. Në pranga kanë rënë babë e bir.

Në pranga ka rënë Delo Kordha 59 vjeç. Gjithashtu, është arrestuar shtetasi Zeman Kordha 29 vjeç. Po ashtu është arrestuar A.K djalë i një tjetër familjeje Kordha. Droga është gjetur në banesën e Delo Kordhës. Policia bën me dije se u sekuestruan 650 kilogramë lëndë narkotike. Operacioni u ndërmor nga policia e Gjirokastrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat