Rama dhe Basha ‘takohen’ në Elbasan

Shqipëria

Rama dhe Basha ‘takohen’ në Elbasan

Më: 14 mars 2018 Në ora: 09:36
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha do të jenë ditën e sotme në Elbasan, me rastin e Ditës së Verës.

Rama prej ditës së djeshme bashkë me ministrat ndodhen në Elbasan, ndërsa kreu i PD-së do jetë në orën 11:30 në këtë qytet, ku do të ketë një shëtitje në bulevardi me qytetarët.

Po ashtu, në të njëjtën orë, edhe kryeministri Rama do bëjë një shëtitje në bulevard, ku pritet të jetë i mbushur me qytetarë nga e gjitha Shqipëria.

Edhe pse në një klimë të tensionuar mes tyre, ata kanë zgjedhur që jenë në të njëjtën qytet, ku edhe mund të ketë një shkëmbim mes tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat