Enkelejd Alibeaj: Kundërshtitë në PD, baza vendos, për lobimin u paguan vetëm 125 mijë dollarë

Shqipëria

Enkelejd Alibeaj: Kundërshtitë në PD, baza vendos, për lobimin u paguan vetëm 125 mijë dollarë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:16
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd AlibeajEnkelejd Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cilësoi propogandë dhe gënjeshtra akuzat për kontratat e lobimit. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në TV Ora Neës, Alibeaj tha se Partia Demokratike ka bërë vetem dy pagesa dhe këto janë të raportuara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Sipas tij,  Asnjë para, lekë, dollarë, euro më tepër sesa 125 mijë dollarë.Së dyti, janë të deklaruara sipas ligjit shqiptar në institucionet shqiptare, KQZ. 125 mijë, as më pak dhe as më shumë.

Alibeaj foli dhe per procesin e ristrukturimit të Partisë Demokratike dhe zerave kunder Lulzim Bashes duke thënë se “Sa herë që ka kritikë, keqkuptime, pakënaqësi, çdokush i cili ka kontribute historike apo rishtare në këtë parti do të duhet të ketë të drejtën, mundësinë, hapësirën, lehtësinë për të konkuruar. Vota e bazës ëhstë ajo që do të përcaktojë dhe që besoj është gjyqtari më i paqortueshëm”.

Deputeti demokrat ka lëshuar edhe akuza të ashpra ndaj qeverisë duke thënë se  është e zhytur në krim, ndaj sipas tij po ben gjithçka që të pengojë ngritjen e institucioneve të drejtësisë, siç është Prokuroria Speciale dhe Byroja e Hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat