Parashikimi i motit, sërish ka lajme të këqija

Shqipëria

Parashikimi i motit, sërish ka lajme të këqija

Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:05
Foto arkiv

Reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta do të vazhdojnë të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet do të jenë me intensive në zonën e Lezhës.

Ndërsa zona e Shkodrës do të jetë në vazhdim e kërcënuar nga përmbytjet.

Më poshtë keni parashikimi e motit:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta. Në qarkun e Lezhës priten reshje lokale mesatare, ndërsa qarqet e jugut pritet të kenë reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 16 °C

në vendet e ulëta: 5 / 17 °C

në vendet malore: 1 / 12 °C

Era

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nesër deri e fortë në bregdet.

Përmbytjet

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e  Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit me qëndrueshmëri të hartës së përmbytjes.

Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës  dhe Lumi Drin në drejtim të  Lumit Buna, por me TENDENCË ULJE. Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Në pjesën tjetër të territorit do të ketë rënie të prurjeve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat