Sherri me mjete të forta në bashkinë e Dibrës, jep dorëheqjen zyrtari i lartë

Shqipëria

Sherri me mjete të forta në bashkinë e Dibrës, jep dorëheqjen zyrtari i lartë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Disa javë pas sherrit në Bashkinë e Dibrës, ka ardhur dhe largimi i parë i një prej të përfshirëve në këtë ngjarje të rëndë.

Sot në mëngjes është tërhequr nga detyra e tij, Drejtori i Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Dibrës. Drini Mataj ka vendosur të largohet nga qyteti verilindor. Mësohet se shkak për këtë është bërë mosmiratimi i propozimeve të tij për reformë në administratën lokale të kësaj njësie vendore.

Mataj dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë u goditën me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të forta. Madje kryetari i bashkisë Muharem Rama akuzoi si iniciator të dhunën zëvendësin e tij, Ernolt Cani, përfaqësues i PDIU-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat