Basha - Ramës: I hoqe nga ndihma ekonomike, shiko si jetojnë me qepë dhe lakra turshi

Shqipëria

Basha - Ramës: I hoqe nga ndihma ekonomike, shiko si jetojnë me qepë dhe lakra turshi

Më: 15 mars 2018 Në ora: 11:22
Lulzim Basha

Në replikë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me skemën e ndihmës ekonomike, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se ky është një akt kriminal i qeverisë në pushtet.

"U është hequr buka e fëmijëve 30 mijë familjeve shqiptare, masë e pashpirt dhe kriminale. Qeveria nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyen pse këto familje u hoqën nga ndihma ekonomike, cilat janë kriteret mbi bazën e të cilave vendoset kush e përfiton apo jo?!

Dhe kryeministri na del këtu dhe akuzon opozitën për këtë gjë. Ti refuzon të përballesh me ata që ke larguar nga ndihma ekonomike, refuzon të shohesh ata që ushqehen me qepë dhe lakra turshi.

Reforma e nisur në vitin 2012 është marrë peng nga Edi Rama me qëllim që t'i përdorë të varfërit në zgjedhjet e ardhshme.

Treguesit e Bankës Botërore tregojnë se jemi të fundit në Evropë për të ardhurat ekonomike", u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat