Shpërthimi në dyqanin e celularëve, dëshmia e pronarit: Më erdhi një pako dhe shpërtheu

Shqipëria

Shpërthimi në dyqanin e celularëve, dëshmia e pronarit: Më erdhi një pako dhe shpërtheu

Më: 15 mars 2018 Në ora: 13:20
Gentian Hoxha u arrestua në spital pasi i shpërtheu një lëndë plasëse në dyqanin e tij të celularëve.

Gentian Hoxha është lënë në burg ditën e sotme nga gjykata.

Ai u arrestua në spital pasi i shpërtheu një lëndë plasëse në dyqanin e tij të celularëve.

Ndërkohë vetë i arrestuari ka mohuar akuzat se monton mina me celulare. Ai ka treguar me pak fjale se çfarë ka ndodhur atë paradite ne dyqanin e tij.

“Më erdhi një pako dhe shpërtheu”– mësohet të ketë thëne ai.

Në tavolinën e punës së tij u sekuestruan 3 detonatorë dhe 2 kapsolla të pashpërthyera. Ekspertët morën edhe monstra nga pluhuri i tritolit, ndërsa të gjitha materialet mësohet se shërbenin për të montuar mina me telekomandë.

Ndërkaq, nga burimet policore mësohet se po verifikohen disa persona që mendohet se kanë lidhje me Hoxhën, ndërsa kjo linjë e bombave me celular ofronte materialin kundrejt një çmimi prej 1500 eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat