‘Lule ti, lule unë’, ministri Majko: Për rusët na pyesni ne, i njohim më mirë

Shqipëria

‘Lule ti, lule unë’, ministri Majko: Për rusët na pyesni ne, i njohim më mirë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 14:56
Pandeli Majko

Ministri për diasporën Pandeli Majko e ka kthyer në batuta çështjen e financimeve ruse të dyshuara të përfituara nga Partia Demokratike.

Ndonëse e ka nisur fjalën e tij në seancën e sotme me çështjen e ndihmës ekonomike, Majko e ka mbyllur pikërisht me debatin për financimin rus.

Ai pranoi se “ne e teprojmë”, duke kritikuar kreun e grupit të PS-së Taulant Balla.

Majko tha se partia e tij e vjetër ka eksperiencë me rusët ndaj u sugjeroi PD-së të pranojë një këshillë.

 “Edhe ne e teprojmë me këto financimet ruse për PD. Kritikë për zotin Balla.

Ne si parti, nga ’49-’61, partia e vjetër është fjala, e kemi pasur një afeksion për ideologji jo për para. Kjo partia ime e vjetër na duket shumë interesant eksperimenti juaj që merrni para nga rusët për të bërë lobizëm në Amerikë.

Kur është fjala për rusët mirë është të merrni këshilla nga ne se e kemi një eksperiencë, po ne e mbyllëm me filmin ‘Ballë për Ballë’, kurse ju kam frikë se do e mbyllni me një këngë ‘Lule ti, lule unë, dil këtej se kam pak punë’, tha Majko, ndërsa në sallë kanë plasur të qeshurat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat