Zbardhen emrat e anëtarëve të PS në Komisionin Hetimor të çështjes ‘Tahiri’

Shqipëria

Zbardhen emrat e anëtarëve të PS në Komisionin Hetimor të çështjes ‘Tahiri’

Më: 15 mars 2018 Në ora: 19:12
Saimir Tahiri

Zbardhen emrat e anëtarëve të Partisë Socialiste që do të jenë pjesë e komisionit hetimor për çështjen Tahiri.

Deputetët  Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Stërkaj, Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino do të jenë pjesë e këtij komisioni prej 11 anëtarësh që do të drejtohet nga opozita.

Ndërkohë PD do të ketë katër anëtarë, përfshirë kryetarin e Komisionit Edi Paloka, përkatësisht deputetët Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi dhe Flamur Noka.

LSI do të përfaqësohet me një anëtar, deputetin Endrit Braimllari.

Me 6 mars, mazhoranca dhe opozita miratuan me 121 vota pro dhe asnjë kundër ngritjen e komisionit hetimor për çështjen Tahiri.

Objekti i punës së tij do të jetë verifikimi i pasojave të vendimit të parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës.

Një tjetër objekt do të jetë dhe verifikimi i rolit të Ministrisë së Drejtësisë në ekstradimin në Itali të Nazer Seitit, i akuzuar dhe si financier i grupit ‘Habilaj’ të arrestuar në Itali.

Opozita akuzon se me këto veprime, si Kuvendi ashtu edhe Ministria kanë ndikuar në procesin hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat