"Shqipëria rrezikon të bëhet vend pensionistësh, duhet reagim i fortë!"

Shqipëria

"Shqipëria rrezikon të bëhet vend pensionistësh, duhet reagim i fortë!"

Më: 15 mars 2018 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

‘Shqipëria rrezikon të mbetet vetëm me pensionistët në të ardhmen’.

 Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho.

I pyetur rreth mungesës së investimeve të huaja në vend, Spaho tha se kjo vjen për shkak të politikave të kija fiskale në Shqipëri.

“Bizneset e huaja në Shqipëri, për shkak të ngarkesës së madhe fiskale, kanë filluar transferimin e biznesit të tyre në vendet e rajonit. Aktualisht klima e biznesit nuk është tërheqëse në Shqipëri. Nëse nuk do të punohet për ta ndryshuar, nëse do të vijojmë me botën idilike që sheh ministri i Financave, që i duket se taksat janë më të ulta, nëse do të ngelemi në këtë pamje, njerëzit do të largohen, Shqipëria do të bëhet vendi i pensionistëve", tha Spaho.

Ndërkohë që theksoi se shqiptarët duhet të vijojnë të protestojnë dhe të reagojnë ndaj qeverisë.

“Largimi i shqiptarëve është një problem serioz, dhe ne po përpiqemi të ndërgjegjësojmë njerëzit që duhet reaguar. Sigurisht që dhe opozita ka problemet e veta dhe po përpiqemi të dalim si alternativë. Në zgjedhjet e fundit, e vetmja parti me program ekonomik ishte PD. Nëse bëhet fjalë për veprime të qeverisë kundër njerëzve, duhet të kemi reagime. Realisht kemi pak reagim. Ne duhet të punojmë për reagim dhe pjesëmarrje më të madhe, në mënyrë që të bëjë qeverinë ti vejë gishtin kokës.

Zoti Rama nuk duhet ta kishte marrë këtë mandat. Rama nuk ja doli me forcën e argumentit dhe të alternativës, ja doli me parë e kanabisit", deklaroi Spaho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat