Bylykbashi: Rama nuk do t’ia dijë për ambasadorë sa kohë kap pushtetin, bëni ndonjë artikull te Mother Jones me...

Shqipëria

Bylykbashi: Rama nuk do t’ia dijë për ambasadorë sa kohë kap pushtetin, bëni ndonjë artikull te Mother Jones me...

Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:45
Oerd Bylykbashi

Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së, i ka drejtuar një apel mazhorancës që të miratojë amendamentin Kushtetues të paraqitur nga opozita dhe të rikthejë në rrugën e Kushtetueshmërisë zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Bylykbashi tha se dhe sikur të gjithë ambasadorët të mbushin llozhat, Edi Rama nuk do t’ia dijë sa kohe kap pushtetin.

“Amendamenti kushtetues është shansi i fundit që e gjithë kjo të mos mbetet dhe të kufizohet vetëm tek një seancë e shëmtuar si ajo e 18 dhjetorit 2017. E miratojme, ndalim uzurpimin dhe kthejmë kushtetutshmërinë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Me këtë amendament garantojmë fundin e uzurpimit të detyrës nga një prokuror i përgjithshëm provizor antikushtetues.

Kandidatët do të renditen sipas aftësisë dhe propozohen jo nga politika por nga Gjykata Kushtetuese. Kandidatët do t’I nënshtrohen vetingut me prioritet dhe afat të shkurtër. Dhe në fund, Prokurorin e Përgjithshëm do e votojë parlamenti me 3/5 e votave siç thotë Kushtetuta.

Çfare pjese nuk kuptuat? Se që nuk e doni ketë e di. Uroj që mos ndonjë nga ju që miraton kushtetutën pa e lexuar del e thotë që propozimi është antikushtetues! Sepse janë amendamente kushtetuese”, tha Bylykbashi.

Në fjalën e tij, deputeti pati edhe një paralajmërim.

“Këto institucione që po kapni do të shkërrmoqen sepse tërmeti politik që shkakton shkelja e konsensusit të 22 korrikut do t’i zhbëjë.

Nxirrni sa të doni OJF me tenda apo ç’të doni. Ashtu siç u zhbë kapja e 1998 – 2000. Do marrë kohë kjo zhbërje, por tolerancë për ju dhe për ata që ju ndihmuan duhe u betuar me çadër nuk ka për të patur!

Tani kërkojini Mami Johns-it të shkruajë ndonjë artikull me paratë e Dajë George kundër ndryshimeve kushtetuese!”, tha Bylykbashi.

Fjala e deputetit Bylykbashi

Ka një raport financiar për zgjedhjet e vitit 2013 për shpenzimet e Partisë Socialiste. Mos u lodhni kot, sepse nuk e gjeni në KQZ. E gjeni në prokurorinë e Katanias. Habilajt raportojnënë dhjetor 2013 se kreu i PS per Tiranën, ai që sapo ishte bërë Ministër i Brendshëm, Sajmir Tahiri, kishte fituar vetëm në një muaj 5 milion Euro. Të mendosh që në datën që regjistrohej nga Guardia di Finanza kjo deklaratë, kreu i PS për Tiranën kishte vetëm 3 muaj që ishte bërë ministër.

Sipas deklaruesve Habilaj në Guardia di Finanza, këto nuk ishin para korrupsioni, por të trafikut të drogës që kishte plasur nga brigjet e Shqipërisë. Fakt për këtë janë shumat që deklaruesit sponsorizues taksnin për çdo ngarkesë. Fakt për këtëështë operacioni i Karabinierisë italiane në shtator 2013 ku u kapën 1.2 ton në një aksion ku Habilajt me zor shpëtuan. Të guxosh të sjellësh 1.2 ton drogë në majin e parë të qeverisë së re, mund ta bësh vetëm po të jesh kushëri i Ministrit të Brendshëm.

Ajo që është më interesante është fakti se deklaruesit Habilaj, që deklarimin e tyre e bënin në sinqeritet të plotë, thonin se Sajmir Tahiri aq Euro i harxhonte në fushatë zgjedhore. Madje as 20 milion Euro nuk i mjaftonin për zgjedhje sipas Habilajve.

Madje në janar 2014, Habilajt deklarojnë se është bërë nami, janë blerë të gjitha votat. Këtë deklaratë e ka regjistruar Guardia di Finanza. Edhe kjo deklaratëështë bërë në sinqeritet të plotë në makinën që përgjohej.

Po cilat janë zgjedhjet qëi referohen Habilajt se kryetari i PS për Tiranën shpenzoka 5 milion Euro? Ato janë zgjedhjet e vitit 2013. Për ato zgjedhje flasin këta deklarues kriminelë kushërinj të hierarkut socialist, Princ mes ministrave të Edi Ramës.

Prova është rezultati i zgjedhjeve në Tiranë. 163.000 ne vitin 2009, 140.000 në vitin 2011 dhe plot 199.000 në vitin 2013. Pra 36.000 vota më shumë se 2009 dhe 59.000 vota më shumë se 2011. E pandodhur me parë një rritje e tillë dramatike. Madje nuk ka ndodhur në qarqet e tjera. Me 50 euro/vote, sipas llogarisë së Habilajve, 3 milion euro kushton kjo diferencë votash në zonën e Sajmir Tahirit, qarkun e Tiranës.

Dhe kur provuat shijen e pushtetit me votë të blerë nga droga, mbollët të gjithë Shqipërinë dhe shpartalluat zgjedhjet e 2017. Provat e qindra e mijëra tonelatave të drogës nuk duan më asnnjë konfirmim sepse e konfirmojnë dhjetëra tonelatat e kapura nga Italia që vuan bashkëpunimin tuaj të frytshëm. Ju mbillni pa fund, edhe ata kapin pa fund dhe dalin të suksesshëm. Dje u kapën 2 ton të tjera drogë.

Por provë janë përsëri rezultatet e zgjedhjeve: pas 199.000 votave të PS në Tiranë në 2013, ratë në 130.000 vota në 2015, plot 69.000 vota minus, sepse gjitshka për fitoren ia latë garancisë që ju jepte reforma territoriale. Të gjithë e dinë së Sajmiri nuk harxhonte një qindarkë për Erionin.

Nuk ndenjët duarkryq. Në 2016 e mbollët të gjithë Shqipërinë, dhe prova është Dibra ku edhe pse politikisht me “breke nëpër këmbë” siç thotë populli, dhjetëfishuat rezultatin nga 450 ne 2015 ne 4500 në 2016. Apo zgjedhjet e 2017 ku përsëri kërcyet në 200.000 vota nga 130.000 votat e 2015. Pra plot 70.000 vota rritje është efekti narkotik.

Para droge me miliona ne 2013 në Tiranë dhe moret 199.000 vota. Drogë pa fund në 2016, Para droge pa hesap në 2017 dhe moret përsëri 200.000 vota në Tiranë. Ndersa sa herë që përdorët metoda të tjera si ne 2011 dhe 2015, ratë drastikisht në rezultat. Bravo Sajmir!

Prova është përsëri Raporti i ODIHR që e vë shitblerjen e votës si problemin kryesor të zgjedhjeve. Provë është raporti i financuar nga BE që mat percepsionin e korrupsionit zgjedhor me shit-blerje vote ne 20 përqind të votës. Sepse kjo puna e shit-blerjes eshte veper penale korrupsioni. Dhe korrupsioni matet edhe me perceptim. Njësoj si ju mati Transparency International me perceptim të shqiptarëve si një nga qeveritë më të korruptuara në Europë.

Ky është financimi on-shore, me burime kriminale vendase, që krimi i ka bërë pushtetit tuaj ne 2013 dhe 2017. Jo disa qindra mijëra euro por dhjetëra miliona. Vetëm një fraksion i 5 miliardë eurove në vit. Me këtë financim ju jeni sot në pushtet. Sepse ato 5 mandate që bëjnë diferencën e ju ka dhënë mandatin qeverisës janë të blera nga milionat e eurove të financimit të krimit on-shore.

Rasti i Sajmir Tahirit në krye të PS të Tiranës është tregues emblematik i simbiozës midis krimit, korrupsionit politik dhe pushtetit që del prej tyre. Dhe filmat me sovjetike nuk e mbulojnë dot këtë. Aq sa rreziku rus nuk mbuloi dhe justifikoi krimet tuaja kur vrate e burgoset me dhjetëra mijera shqiptarë. Film i vjeter e i lodhur ky.

Ndjekja penale që do çonte Tahiret dhe Habilajt në burg siç ndodh në Itali apo Rumani, etj është si ajo shpresa që do të vdesë e fundit. Kishtë një  shpresë që shpresa të mos vdiste. Quhej SPAK. Prokuroria e posaçme antikorrupsion dhe krim te organizuar. Po ja që shpresa mesa duket e ka prerë biletën.

Sapo plasi skandali Tahiri, dhe Edi Rama bëri atë që di më mirë: kapi totalisht prokurorinë për t’u mbrojtur. Seanca e 18 dhjetorit ku Kushtetuta u dhunua  do të mbetet ne analet e turpit të këtij parlamenti. Po aq turpi është në kurriz të Prokurores Provizore që mori përsipër t’i shërbejë Edi Ramës në ditën e tij më të vështirë. Fatura e këtij turpi aty është ende e papaguar!

Sapo Edi Rama emëroi këtë Prokurore, Sajmir Tahirit iu rikthye pasaporta që të lëvzte i lirë, u lirua Orest Sota i 863.000 Eurove, dosja e Xibrakës nuk u apelua kur u ulën dënimet.

Edhe revista radikale e majtë Mami Johnes që nuk e kishte dëgjuar kush e që po na e shesin për revistën Time apo Forbes, nuk do i quante dot koinçidenca këto.

Thashe që SPAK ishte shpresa për të luftuar lidhjen e krimit me politikën nëpërmjet korrupsionit politik. Nuk është më!

Kjo Prokurore Provizore zgjidhet kur Kushtetuta nuk e njeh prokurorin provizor. Zgjidhet me 69 vota (shumicë e thjeshtë) kur Kushtetuta kërkon 84 (3/5). Duhet të ketë kaluar vetingun por zgjidhet pa veting dhe nuk dihet nëse e kalon dot vetingun. Duhet ta propozojë KLP dhe e propozojnë 28 deputetë të PS. Duhet zgjedhur mes kandidturash 3 konkuruese dhe votohet si kandidaturë e vetme me votat e Edi Ramës.

Kjo Prokurore Provizore është pjesë e procesit të vetingut. Eshte ajo që u ka në dorë prokurorëve vlerësimin e punës për efekt te vetingut.

Kjo Prokurore Provizore të shkarkon dhe transferon ne provincë edhe pse nuk e ka në kompetencë. Pra në mënyrë të paligjëshme.

Kjo Prokurore Provizore heq të komanduarit si drejtues prokurorish në të gjitha prokuroritë e mëdha gjoja se po çbën atë që ka bërë paraardhësi. Por kur drejtuesi i prokurorisë ka lidhje familjare më zyrtarë të lartë socialistë, ajo e lë në detyrë.

Kjo Prokurore Provizore bën marrëveshje me Ministrin e Brendshëm dhe krijon SPAK provzor të paligjshëm duke e vënë prokurorinë në shërbim të Ministrit të Brendshëm. Pra bën marrëveshje për të ndryshuar rregullat e ligjit sikur do të qëndrojë pa afat në detyrë.

Pra Edi Rama dhe Prokurorja Provizore kanë bërë mjaftueshëm për të treguar që ajo do të qëndrojë në detyre sa kohë t’i duhet Kryeministrit, për ato gjëra që i duhet kryeinistrit, dhe nëse punon si duhet, do të konfirmohet si Prokurore e Përhershme.

Pasi kanë parë të gjitha këto bëma, prokurorët e kanë marrë vesh çfarë kënge po luhet. Prokurore të korruptuar ka por budallenj që të mos kuptojnë kush është shefi, nuk ka.

Ndaj, kur të mblidhen prokurorët për të zgjedhur 6 nga 11 anëtarët e KLP, drejtuesit e prokurorive të emëruar nga Prokurorja Provizore do marrin masa që mesazhi të jetë i qartë.

Dhe 6 anëtarët e KLP do të jenë ata që i duhen Edi Ramës. Fundja një ose dy do t’i shesin me prirje të djathta sa për piper (ndoshta Mami Johnes shkruan ndonjë biografi të tyre pro Berishës). Po ç’problem ka? Se 5 anëtarët e KLP që u emeruan me short goglash janë të përzgjedhur nga Edi Rama.

Ja pra efekti i parë i Prokurores Provizore të 18 dhjetorit, kapja e KLP nga Edi Rama.

Më pas KLP do të rendisë kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të përhershëm. E pra mos u çuditni nëse e para renditet Prokurorja Provizore aktuale. Kështu, nëse parlamenti nuk zgjedh dot me 3/5 e votave, do të emërohet Prokurorja Provizore aktuale si e renditur e para nga KLP. Këtë thotë Kushtetuta. Ja pra, shumë e thjeshtë për Edi Ramën: të dështojë votimin sepse e ka zgjidhur në KLP.

Ky është efekti i dytë me afat 7 vjet sa është mandati i Prokurorit të Përgjithshëm.

Dhe më kryesorja, KLP e kapur plotësisht, do të zgjedhe prokurorët e SPAK. Pikërisht ata që do të hetojnë Tahirët, Habilajt, shitblerjen e votës, ministrant, ish-ministrat dhe kryebashkiakët e korruptuar. Sigurisht që duke kapur SPAK, i ka garantuar vetes imunitetin gjyqësor që synoi që në fjalën e tij kur tha: Në një vend që qeveriset keq, mos iu drejtoni gjyqtarëve e prokurorëve, sepse unëdo të jem i drejtë.

Ja pra ky është efekti i tretë i 18 dhjetorit. Dënim me vdekje për shpresën e shqiptarëve për drejtësi. Dhe sikur të gjithë ambasadorët të mbushin llozhat, Edi Rama nuk do t’ia dijë sa kohe kap pushtetin.

Amendamenti kushtetues është shansi i fundit që e gjithë kjo të mos mbetet dhe të kufizohet vetëm tek një seancë e shëmtuar si ajo e 18 dhjetorit 2017. E miratojme, ndalim uzurpimin dhe kthejmë kushtetutshmërinë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Me këtë amendament garantojmë fundin e uzurpimit të detyrës nga një prokuror i përgjithshëm provizor antikushtetues.

Kandidatët do të renditen sipas aftësisë dhe propozohen jo nga politika por nga Gjykata Kushtetuese. Kandidatët do t’I nënshtrohen vetingut me prioritet dhe afat të shkurtër. Dhe në fund, Prokurorin e Përgjithshëm do e votojë parlamenti me 3/5 e votave siç thotë Kushtetuta.

Çfare pjese nuk kuptuat? Se që nuk e doni ketë e di. Uroj që mos ndonjë nga ju që miraton kushtetutën pa e lexuar del e thotë që propozimi është antikushtetues! Sepse janë amendamente kushtetuese.

Sepse brrockullën se kjo kërkon të pengojë reformën, e keni thënë pa u skuqur. Të shkelësh Kushtetutën është antireforma që bëtë më 18 dhjetor.

Në përfundim, sot është ose pikë e kthesës, ose pikë e thyerjes. Sepse sot ose rikthehemi në kushtetutshmëri, ose do thellohet kapja e drejtësisë.

Një gjë ta keni të qartë: keto institucione që po kapni do të shkërrmoqen sepse tërmeti politik që shkakton shkelja e konsensusit të 22 korrikut do t’i zhbëjë. Nxirrni sa të doni OJF me tenda apo ç’të doni. Ashtu siç u zhbë kapja e 1998 – 2000. Do marrë kohë kjo zhbërje, por tolerancë për ju dhe për ata që ju ndihmuan duhe u betuar me çadër nuk ka për të patur!

Tani kërkojini Mami Johns-it të shkruajë ndonjë artikull me paratë e Dajë George kundër ndryshimeve kushtetuese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat