Peza sqaron shumën e 675 mijë dollarve që PD ka paguar për lobim në SHBA

Shqipëria

Peza sqaron shumën e 675 mijë dollarve që PD ka paguar për lobim në SHBA

Më: 15 mars 2018 Në ora: 22:04
Alfred Peza

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin  e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Referuar një faksimilje të një formulari të publikuar në emisionin ‘Opinion’, ish-deputeti i PS-së, Alfred Peza tregoi se janë realizuar dy pagesa nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”- ku kapin një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës si dhe pagesat për shpenzimet e saj.

Peza tha se shqetësimi i revistës ‘Mother Jones’ është se nëpërmjet parave ruse, po blihet influenca amerikane në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat