Ekzekutimi i biznesmenit/ Zbulohet takimi, një ditë para vrasjes Begalla dhe autori…

Shqipëria

Ekzekutimi i biznesmenit/ Zbulohet takimi, një ditë para vrasjes Begalla dhe autori…

Më: 16 mars 2018 Në ora: 07:45
Memli Begalla, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze pranë banesës së tij në rrugën “Nikolla Tupe”, në ish-Bllok, më 14 shkurt të këtij viti.

Detaje të tjera zbulohen nga vrasja e biznesmenit Memli Begalla, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze pranë banesës së tij në rrugën “Nikolla Tupe”, në ish-Bllok, më 14 shkurt të këtij viti.

“Panorama” duke iu referuar dosjes hetimore, shkruan se Begalla u takua me autorin e krimit, Ardian Serezin, edhe një ditë para se të ekzekutohej prej tij. Hetimet tregojnë se Serezi dhe Begalla njiheshin prej shumë kohësh.

Konflikti mes tyre ka nisur në vitin 2014, ku një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Policia dhe në pranga ra Serezi. Dyshimet janë se i ndjeri kishte lidhje me drogën dhe i ka premtuar Serezit se do ta nxirrte nga burgu. Por në fakt, nuk ndodhi kështu, ndaj mendohet se Serezi është hakmarrë ndaj Begallës.

Pas daljes nga burgu, Serezi ka tentuar disa herë të takohet me Begallën, por ky i fundit e ka shmangur, duke ndërruar herë pas here edhe numrat e telefonit.

Një ditë para vrasjes, Serezi ka mundur ta gjejë Begallën dhe e ka takuar në rrugë, pranë vendit të krimit. Një ditë më pas, ai së bashku me Denis Demirin, kanë ndjekur viktimën deri pranë banesës dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Vrasja është bërë me pistoletë me silenciator. Dy autorët kanë qenë të maskuar dhe janë larguar qetësisht nga skena e krimit duke hipur në një automjet.

Por automjeti është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi dhe përmes tij, janë zbuluar edhe autorët që u vunë nën pranga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat