Serinë e denoncimeve në PD lidhur me skemën e ndihmës ekonomike e ka vijuar deputeti Ervin Salianji.
Ai publikoi dokumente që sipas tij provojnë që në skemë janë përfshirë funksionarë të Partisë Socialiste, ndërkohë që janë përjashtuar padrejtësisht 20 mijë shqiptarë.
Salianji e konsideroi të gjithë rastet e tjetërsimit të ndihmës ekonomike, si pjesë e një skeme korruptive dhe abuzive.
Duke shfaqur foto të njerëzve që janë hequr padrejtësisht nga skema, Salinaji tha se skema nuk përcakton kritere sepse duhet hequr një qytetar dhe përfshirë një tjetër.
Deputeti shtoi se në Qarkun e Korçës janë përfshirë në skemë funksionarë të PS-së, ndërsa kanë dalë jashtë saj qytetarët e varfër.