1 milion euro për makina, nuk ndalet Qeveria në shpenzimet e luksit

Shqipëria

1 milion euro për makina, nuk ndalet Qeveria në shpenzimet e luksit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 12:42
Edi Rama

133 milionë lekë, pra mbi 1 milion euro. Kaq është shuma që pritet të shpenzojë Ministria e Punëve të Brendshme për blerjen e veturave dhe automjeteve të ndryshme për Gardën e Republikës, Drejtorinë e Burgjeve, SHISH, etj.

Nga sa bëhet e ditur, tenderi është i ndarë në 14 nëntendera, sipas institucioneve dhe llojit të automjeteve. Nuk janë pak, por 49 automjete që do blihen, të gjitha prodhim i viteve të fundit.

Ajo çka bie në sy është fakti që Garda e Republikës zë pjesën më të madhe të këtij tenderi, me një vlerë totale prej 42.6 milionë lekësh.

Ndërkaq, që pjesa më e madhe e këtyre veturave dhe fuoristradave do t’i shkojë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, dhe jo pak por 11 autovetura, 3 fuoristrada, si dhe 1 automjet për transport.

Më poshtë edhe lista e plotë me institucionet përkatëse, vlerën e tenderit dhe numrin e automjeteve

1-Automjet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, 3,916,667 Lekë, 1 autoveturë

2-Fuoristradë 4×4 për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, 2,500,000 Lekë, 1 fuoristradë

3-Fuoristradë 4×4 me kalueshmëri të lartë për Gardën e Republikës, 36,499,998 Lekë, 6 fuoristrada

4-Automjete për Gardën e Republikës, 6,164,001 Lekë, 3 autovetura

5-Minibus për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, 19,899,000 Lekë, 4 minibus

6-Fuoristradë për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, 2,612,915 Lekë, 1 fuoristradë

7-Fuoristradë Pick-Up për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, 9,879,740 Lekë, 4 fuoristrada pick-up

8-Fuoristradë 4×4 për SHÇBA, 7,500,000 Lekë, 3 fuoristrada

9-Automjete për SHÇBA, 17,717,700 Lekë, 11 autovetura

10-Automjet per transport materialesh+personash për SHÇBA, 2,000,000 Lekë, 1 automjet

11-SUV për Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, 4,666,667.00 Lekë, 2 SUV

12-Fuoristradë 4×4 për Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, 3,666,666 Lekë, 1 fuoristradë

13-Automjete për SHISH, 12,261,690 Lekë, 10 automjete

14-Automjete për SHISH, 3,739,379 Lekë, 1 automjet

Ministria e Brendshme, një muaj më parë hapi dhe një tender për blerjen e 12 automjeteve për prefektët e qarqeve si dhe dy autoveturave për KLSH. Gazeta Shqiptare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat