E padëgjuar më parë, këshilltarët legalistë e ballistë bashkohen me PS

Shqipëria

E padëgjuar më parë, këshilltarët legalistë e ballistë bashkohen me PS

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:50
Legalisti Ismail Paja dhe ballisti Ruzhdi Fejzullahu,

Pasi dështoi në Gjirokastër ku për herë të parë humbi shumicën në këshillin bashkiak kundër PD-LSI, përmes një skeme të kalkuluar qartë po forcon pozitat në të gjitha bashkitë e tjera.

Dy ditët e fundit PS-ja ka shtuar radhët e saj me këshilltarë kryesisht nga LSI-ja në Fier dhe Elbasan, por në Belsh ka ndodhur edhe një kalim historik.

Dy këshilltarë legalistë e ballistë kanë braktisur partitë dhe programet e tyre politike dhe janë bashkuar me PS-në.

Bëhet fjalë për legalistin Ismail Paja dhe ballistin Ruzhdi Fejzullahu, të cilët kanë kaluar në radhët e shumicës në Belsh.

I treti që ka kaluar te PS-ja është këshilltari i LSI-së, Ramadan Elezi.

“Kur 3 vjet më parë garuam në këshillin bashkiak nën siglën e LSI ishim të bindur se bashkimi i të majtës kishte ndodhur njëherë e mirë. Sërish LSI është në koalicion me PD duke punuar jo vetëm kundër të majtës po duke kundërshtuar pa asnjë esencë çdo gjë të mirë që është bërë në 5 vitet e fundit. i bashkohemi PS për të kontribuar në zhvillimin e zonës sonë”, thotë Ramadan Elezi, këshilltar bashkiak, Belsh.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme katër këshilltarë të LSI-së braktistën këtë forcë politike për tu bashkuar me PS-në dhe Armando Subashin, teksa e njëjta lëvizje u raportua edhe dje në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat