“Sali Berisha do dëshmojë në Kuvend, për Saimir Tahirin”

Shqipëria

“Sali Berisha do dëshmojë në Kuvend, për Saimir Tahirin”

Më: 16 mars 2018 Në ora: 18:59
Sali Berisha dhe Saimir Tahiri në Kuvend

Alket Hyseni, deputeti i komisionit të Ligjeve nga Partia Socialiste zbuloi detaje të reja mbi komisionin hetimor tashmë të formuar me të gjithë anëtarët, që do të hetojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe përfshirjen e tij në dosjen “Habilaj”.

Hyseni duke folur në “News 24” nuk e përjashtoi as mundësinë që të thirret si dëshmitar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Kush do të thërritet në komisionin hetimor? Do të jetë Edi Rama?

Kush është për t’u thirrur do të thirret në komision. Por ne nuk do lejojmë të bëhemi vegël e askujt, e as lojërave të ngushta politike. Opozita reflektoi dhe hoqi dorë nga kërkesat që nuk ishin kushtetuese.

Me ndërhyrjen që kërkuat për kërkesën e PD-së, a e “ruajtët” ju kryeministrin Edi Rama që të mos vijë në komision, duke hequr fjalën “kryeministër”?

Jo, ne nuk kemi ruajtur askënd. Kërkesën e riformuloi vetë PD-ja. Ftoj median të dallojë kush është e bardhë e kush e zezë. Këtu nuk bëhet fjalë për të baltosur kundërshtarin, por vendin në sytë e ndërkombëtarëve. Në diten që do mendojmë se do jemi të pazotë dhe s’kemi alternativë, do të shkojmë në opozitë, por në asnjë moment ne nuk mund të bëjmë rolin e kunatës së keqe, që të shajmë nga mëngjesi në darkë për kunatën tjetër, me qëllim që të marrim çelësat e nikoqires së shtëpisë, aq më tepër që PD-ja ka treguar që vetëm nikoqire nuk është.

Kush do të jetë ne listen e PS-së për të dëshmuar?

Çuditem me mediat që nuk reagojnë për deklarata politike që është lejuar kanabizimi me vendim politik. Juve ju vjen keq kur ju quajnë kazan, sepse nuk reagoni.

Nuk besoj se keni marrë sytë e kryeministrit që ta shini median kazan… Media nuk gjykon, publikon faktet

Ju shqetësoheni tani për dy horra ordinerë që kanë thënë në një përgjim telefonik se kanë mik këtë, e kanë mik ate. Media me këtë është marrë.

Kërkesa e PD nuk ka afat për hetimin. Mund të nisë hetimi nga viti 1990? Do ta thërrisni ish-kryeministrin Berisha për këtë deklaratë?

Nese do të jetë e nevojshme, patjetër. Objektin kohor do e vendosë komisioni.

Mund të thërritet z.Tahiri?

Mund të jetë si ish-ministër, së bashku me të tjerë para tij…

Po për çështjen e deklaratës politike, keni ndërmend të bëni kallëzim penal?

Po s’bëmë dhe këtë në komisionin hetimor, pastaj më mire të mos shkojmë.

Keni pirë kafe me z.Tahiri, Takim?

Nuk e konsideroj si njeri që s’duhet takuar. S’më kujtohet sa kohë ka pa e takuar. Por do e takoj me kënaqësi për aq njohje sa kemi.

Për lobimin rus nga Partia Demokratike?

PD-ja u kap me presh në dorë. Si ish-drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave, nuk më lejohet të komentoj për këtë pjesë. Por ky është një shqetësim i madh, lidhja me qarqe antishqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat