Skandali me pronat/ Policia: Ja roli i kreut të bashkisë, po hetohen persona të tjerë jashtë vendit

Shqipëria

Skandali me pronat/ Policia: Ja roli i kreut të bashkisë, po hetohen persona të tjerë jashtë vendit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:28
Ferdinand Mara

Kreu i Policisë në Lezhë Ferdinand Mara ka dhënë detaje rreth arrestimeve të bëra ditën e sotme për abuzime me pronat. Mara tha se janë arrestuar 12 zyrtarë dhe shpallur në kërkim 11 persona në lidhje me këtë dosje.

Sipas drejtuesve të policisë të Lezhës, ka akoma persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

“Deri tani janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë dhe janë shpallur në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun””.

Ndërsa Drejtorit te Hetimit te Krimeve Ekonomike Financiare, Lutfi Minxhozi ka  thënë se roli i kryetarit ë bashkisë ka qenë në përshpejtimin e procedurave të tjetërsimit të pronave. Po ashtu shtoi se ka disa persona të tjerë që janë jashtë vendit që shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë.

“Kryetari i Bashkisë është një nga përgjegjësit kryesor, dhe në mënyrë të shpejtë ka tjetërsuar këto prona. Konfirmimet janë bërë për kryetarin e bashkisë dhe për të gjithë zyrtarët e tjerë” tha Minxhozi.

Ndërsa në fund shtoi se: Ka disa persona që për momentin janë jashtë vendin, por së shpejti do të jenë përpara drejtësisë.

Deklarata e plotë

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Departamentin për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vijojnë operacionin policor “Ranishtja 4“.

Deri tani janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë dhe janë shpallur  në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte  në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumenta të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore.  Më pas është rregjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshe Lezhë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Këto hetime proaktive janë kryer në funksion të procedimit Penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale t? “Shpërdorimit të detyrës”dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Lezhë, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin e datës 15 mars 2018, ka vendosur masën e sigurisë personale  “Arrest ne burg” për zyrtaret e administratës shtetërore dhe për shtetas të tjerë të cilat janë ekzekutuar për shtetasit:

1. Fran FRROKAJ, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i  Bashkisë Lezhe.

2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë

3. Gjok  Ndoka,  52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë

4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.

5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes  së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,

6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

7. Pjeter Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në  Lezhë, përfitues tokë në mënyrë  të  paligjshme.

Me masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi” për zyrtaret:

1. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.

2. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë

3. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.

4. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.

5. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e 11 shtetasve, me detyra në ZVRPP, në ish-Komunën Shëngjin apo përfitues tokash në mënyrë të paligjshme.

Hetimet lidhur me këtë dosje kanë filluar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga burime policore dhe ankime të qytetarëve.

Në to evidentohej tjetërsimi në kundërshtim me ligjin të disa pasurive shtetërore “ranishte dhe pyll”, përgjatë bregut të detit në zonën  e plazhit të  fshatit Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit, tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”, si dhe pjesën e malit në shpatin e tij, sipër zonës së quajtur “Rana e Hedhun”, në Njesinë Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se përgjatë periudhës 2016-2017, Bashkia Lezhë ka dërguar për regjistrim në ZVRPP-në Lezhë dokumentacionin për pajisjen me tokë të shtetasve Frrok Frroku, Gj. F., N. F., M. F.,  Z, Gj,, N. T.,  Pjetër Lini (Gjoni), V. Gj. dhe R.M.

Praktikat dokumentare të dërguara nga Bashkia Lezhë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, përmbajnë aktin e marrjes së tokës në pronësi, vërtetimet e kufizimeve, konfirmimet e pasurisë, planet e rilevimit, të cilat janë të falsifikuara dhe janë përpiluar në emër të personave, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë banorë të Fshatit Mali i Rencit.

Nga ana e Bashkisë Lezhë dhe e Këshillit të Qarkut Lezhë, nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare pavarësisht se në realitet janë mal dhe ranishte janë konfirmuar  si toka të   kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”.

Drejtuesit e Bashkisë Lezhë, duke i paraqitur si tokë bujqësore, kanë dërguar edhe një vendim të falsifikuar në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë, si dhe personat e sipërcituar përvetësues të këtyre pronave, janë trajtuar me parë me tokë sipas ligjit 7051 dhe disa nuk janë banorë të zonës.

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë se Paluajtshme Lezhë, pasi ka administruar dokumentacionin, gjatë analizimit të dokumentacionit të pajisjes me tokë të shtetasve të sipërcituar, ka konstatuar se sipërfaqet e pasurive nuk janë tokë bujqësore por janë tokë pyll dhe ranishte.

ZVRPP-ja ka kërkuar konfirmim për dokumentacionin e dërguar nga Bashkia Lezhë, me shkresa përkatëse nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë.

Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë, i kanë kthyer përgjigje zyrtare ZVRPP-së Lezhë, ku rikonfirmohet  zyrtarisht se pasuritë janë të llojit arë dhe pemtore.

Pas marrjes së përgjigjeve nga ana e Bashkise dhe Këshillit të Qarkut Lezhë, punonjësit e ZVRPP-së Lezhë, kanë proceduar me regjistrimin e këtyre pasurive, ku sipas dispozitave ligjore të Ligjit 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij, nga ana e tyre nuk duhej të procedohej me regjistrimin e këtyre pasurive.

Pas regjistrimit të këtyre pasurive në Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshme Lezhe, në një kohë shumë të shkurtër, përfituesit e paligjshëm, e kanë tjetërsuar pronësinë, duke e shitur me çmime simbolike në emër të personave të tjerë apo edhe të lidhjeve të tyre familjare, sipas kontratave te bllokuara.

Personat përgjegjës për përpilimin e këtyre praktikave të regjistrimit të pasurive në emër të shtetasive të sipërcituar janë specialisti i zyrës së kadastrës, shefja e kadastrës Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kundërshtim të plotë me kërkesat e ligjit 7501, si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij kanë administruar, konfirmuar dhe dërguar për regjistrim dokumentacion të falsifikuar në përmbajtje dhe formë, për pasuri që janë në fakt toke pyll, ranishte, shkurre, shkëmb, dhe jo tokë buqësore.

Nga ana e Këshillit të Qarkut Lezhë janë konfirmuar me shkresë se pasuritë e sipërcituara janë të llojit pemtore, ndërkohë që në fakt sipas akt ekspertimi topografik është tokë pyll, ranishte, shkurre dhe shkëmb. Për këto veprime mbajnë përgjegjësi, specialisti i Arshives dhe Kryetari i Keshillit te Qarkut Lezhe, Gjok Ndoka.

Nga ana e ZVRPP-së Lezhë, regjistruesi, juristi, hartografi, kanë pranuar administruar dhe regjistruar dokumentacionin e pasurive në emër të shtetasve të sipërcituar në kundershtim me Ligjin 7501.

Toka e përfituar është shitur me dokumentacion të falsifikuar duke perfituar padrejtesisht shuma monetare të konsiderueshme. Vazhdon puna për identifikimin zyrtarëve e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Policia e Shtetit, duke përfituar nga rasti fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër me Forcën e Ligjit.

Njoftim nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë mbi bazën e materialit kallëzues të dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme me shkresën nr.800/1, datë 26.07.2017, kallëzim i paraqitur pranë këtij institucioni më datë 05.09.2017 ka regjistruar procedimin penal nr.605, viti 2017 për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i K.Penal. Më pas me vendimin e datës 16.02.2018 është bërë regjistrimi edhe për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës “, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Gjithashtu kjo prokurori ka regjistruar edhe procedimin penal nr. 671 në datë 15.09.2017, i cili ka filluar po mbi bazë të denoncimeve të shtetasve të ndryshëm për sipërfaqe toke të përfituar në vendin e quajtur Rana e Hedhun.

Të dy këto procedime janë bashkuar në një procedim të vetëm me numër 605 të vitit 2017.

Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të bërë nga shtetas të ndryshëm për tjetërsim prone në zonën bregdetare të Lezhës, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rencit, te vendi i quajtur Rana e Hedhun.

Për këto prona prokuroria ka vendosur sekuestro preventive.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë urdhëroi zbatimin e vendimit penal nr. 86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për:

  1. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të Proc.Penale, për të dyshuarin Fran Frrokaj-kryetar i Bashkisë Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumentave” (ekzekutuar).
  2. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të Proc.Penale, për të dyshuarin Enver Hafizi-nënkryetar i Bashkisë Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve (ekzekutuar).
  3. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të Proc.Penale, për të dyshuarëGjelina Bacajpërgjegjëse e seksionit të kadastrës pranë Bashkisë Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve (ekzekutuar).
  4. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Proc.Penale, për të dyshuarëM.ish-specialiste pranë sektorit të kadastrës në Bashkinë Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
  5. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Ardenis Haxhia-jurist pranë Bashkisë Lezhë-Falsifikim të dokumenteve (ekzekutuar).
  6. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Gjok Ndoka-Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve (ekzekutuar).
  7. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 tëProc.Penale, për të dyshuarin Dilaver Neli-specialist pranë Këshillit të Qarkut Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve (ekzekutuar).
  8. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin L.ish-Sekretar pranë ish-Komunës Shëngjin, Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
  9. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin D.ish-regjistrues pranë ZVRrP.P Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
  10. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin J.ish-jurist pranë Z.V.Rr.P.P Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
  11. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Enkelejd Zefiinxhinier ndërtimi pranë ZVRrPP Lezhë,hartograf-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim (ekzekutuar).
  12. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin C.jurist pranë ZVRR.P.P.Lezhë“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
  13. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Gj.topografe-“Falsifikim të dokumentave”.
  14. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin F.-Falsifikim të dokumenteve”.
  15. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin F.-“Falsifikim të dokumenteve”.
  16. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin (V.) F.-“Falsifikim të dokumenteve”.
  17. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin F.“Falsifikim të dokumenteve”.
  18. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin F.-“Falsifikim të dokumenteve”.
  19. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Gj.-“Falsifikim të dokumenteve”.
  20. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Pjetër Gjoni-“Falsifikim të dokumenteve (ekzekutuar).
  21. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Gj.Falsifikim të dokumenteve”.
  22. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin M.Falsifikim të dokumenteve”.
  23. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin P.punonjës topograf (pensionist që nga viti 2007)-“Falsifikim tëdokumenteve”.

-Shtetasve Gjelina Bacaj, J.M., M.Gj., L.P.dhe F.F.t’u bëhet i ditur detyrimi për mos u larguar nga banesat e tyre.

Në fazën e hetimeve paraprake Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendimin nr.304, datë 25.11.2017, ka vendosur:

  1. Pranimin e kërkesës
  2. Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme:
  3. Pasuria me nr. 938/4 zona kadastrale 2568, e regjistruar në kartelën e pasurisë volumi 6, faqe 10 me sipërfaqe totale 210.306 m2 si dhe transaksionet që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.
  4. Pasuria me nr. 959/1 zona kadastrale 2568, e regjistruar në kartelën e pasurisë volumi 6, faqe 10 me sipërfaqe 7382 m 2. si dhe transaksionet që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.
  5. Pasuria me nr. 552/2 zona kadastrale 2569, e regjistruar në kartelën e pasurisë volumi 6, faqe 216 me sipërfaqe 16107 m 2, si dhe transaksionet  që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.
  6. Pasuria me nr. 821/19 zona kadastrale 2568, e regjistruar në kartelën e pasurisë volumi 6, faqe 42 me sipërfaqe 25296 m 2, si dhe transaksionet  që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.
  7. Pasuria me nr. 921/18 zona kadastrale 2568, e regjistruar në kartelën e pasurisë volumi 6, faqe 131 me sipërfaqe 25146 m 2, si dhe transaksionet  që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.

Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendimin nr.53, datë 16.11.2017 ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Lezhë dhe ka vendosur masën e sekuestros preventime për një sipërfaqe toke prej 13 730 m2, pronë e regjistruar në pronësi të shtetasit Zef Ndue Gjini, regjistrim i cili është bërë në bazë të aktit të marrjes së tokës në pronësi nr.5594, lëshuar në datë 06.09.2003 Mali i Shëngjinit.

Ja emrat e pronarëve të rremë dhe zyrtarëve në kërkim

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë nga hipoteka, kadastra si dhe topografe jane vene nen akuze per shperdorim detyre, pasi akuzohen se kane tjetersuar dhe kane bere prone private nje siperfaqe te konsiderueshme ranishte ne Shengjin.

Fran-Frrokaj-1-840x440

Jane shoqeruar ne polici deri ne keto momente 5 persona, ku bejne pjese:

Fran Frrokaj Kryetar i Bashkisë, Enver Hafizi Nënkryetar i Bashkisë,
Gjelina Bacaj – Pergjegjese e Kadastres ne drejtorine e bujqesise bashkia lezhe
Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka
Armando Jakaj – Jurist te Hipoteka
Gjok Noka Kryetar i Qarkut Lezhe

Ne kerkim

Juxhina Mema Kadastra Bashki
Ardenis Haxhia Jurist ne bashki
Dilaver Neli
Eduart Leka ish arkivist komuna shengjin
Artan Djala, ish dr i hipotekes
Enkelejd Zefi
Bledar Cara jurist ne hipoteke
Marte Gjergji

Perfituesit e tokes.

Ndue Frroku
Gjin Vasil Frroku
Martin Frroku
Lek Frroku
Vasil Gjoni
Pjeter Gjoni
Zef Gjini
Renato Malotaj
Luigj Paloka topograf

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat