S’e besoi nusen për vrasjen e vjehrrës, flet hoxha: Mendova se Marjana ishte...

Shqipëria

S’e besoi nusen për vrasjen e vjehrrës, flet hoxha: Mendova se Marjana ishte...

Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:53
E ndjera Lirie Lami dhe djali i saj, Agim Lami

Detaje të tjera zbardhen nga dosja hetimore për vrasjen e Lirie Lamit nga nusja e djalit të saj, Marjana Cmeta.

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua seanca për masat e sigurisë ndaj katër të arrestuarve, Marjana Cmeta, Hysen Shehu, Agim Lami dhe Arben Saliu. Gjykata vendosi që t’i lërë të gjithë të akuzuarit në masën e sigurisë “arrest me burg”. Avokati mbrojtës i Cmetës tha se 21-vjeçarja është nënë e një foshnjeje që kërkon përkujdesje dhe kërkoi një masë më të lehtë. Por Gjykata nuk e mori parasysh kërkesën e tij.

Nusja që vrau vjehrrën duke e helmuar dhe më pas mbytur pas konflikteve të vazhdueshme me të, vendosi të qëndronte e heshtur në Gjykatë. Po kështu qëndruan edhe Agim Lami dhe Arben Saliu, i pari i shoqi i viktimës, ndërsa i dyti një mik i afërt i tij.
I vetmi që ka folur në seancë ka qenë i vetëquajturi hoxhë, Hysen Shehu, ku 21- vjeçarja bëri rrëfimin tronditës. Shehu, i cili akuzohet për moskallëzim krimi, u justifikua në seancë se përse nuk e kishte denoncuar rrëfimin e vajzës.

Ai ka thënë se nuk ia lejonte feja që të bënte kallëzime për rrëfimet e besimtarëve. Gjithashtu, ai tha se në fillim ka menduar se Marjana Cmeta kishte çrregullime mendore dhe se nuk ka besuar se Lirie Lami është vrarë prej saj. Megjithatë, kjo dëshmi e tij në Gjykatë nuk ia lehtësoi pozitën. Ai u la në burg së bashku me tre të akuzuarit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat