Basha: Ja ç'do të kërkojmë të hënën në komisionin hetimor 'Tahiri'

Shqipëria

Basha: Ja ç'do të kërkojmë të hënën në komisionin hetimor 'Tahiri'

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:32
Lulzim Basha

Partia Demokratike do të kërkojë ditën e hënë që të hetohet, se si ‘e gjithë kupola e policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush nuk reagoi për këtë fakt’.

'Për rastin e Saimir Tahirit, kur ra shteti dhe u shuan së ekzistuari të gjitha institucionet ligjzbatuese, si dhe pse ndodhi kjo, për të mos lejuar më kurrë që shteti të kapet nga krimi. Ne do të hetojmë si dhe pse ndodhi që kupola e gjithë Policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush nuk reagoi, do të kerkojme hetim të gjerë, tha Basha.

Kështu ka deklaruar sot kryetari i opozitës Lulzim Basha.

“Bashkë me anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri”, tha Basha, -  kemi kryer sot konsultën e parë që i takon takimit të parë ditën e hënë.

Në rastin e Saimir Tahirit, ra shteti, u shuan së ekzistuari të gjitha institucionet ligjzbatuese në vend. Qëllimi i komisionit është të zbardhë pse ndodhi dhe si ndodhi për të mos lejuar më kurrë që shteti të kapet nga krimi apo të kthehet në zgjatim të tij.

Ne do të hetojmë si dhe pse ndodhi që kupola e gjithë Policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush nuk reagoi.

Si dhe pse ndodhi që vendi u mbulua me drogë sheshit dhe asnjë institucion shtetëror nuk reagoi dhe bëri përpjekje për ta ndaluar.

Paralelisht, Prokuroria duhet të hetojë grupin Habilaj dhe lidhjet e  tij politike.

Po bëhet presion shumë i madh politik për të mbyllur çështjen “Tahiri”

Nuk mund të ketë drejtësi nëse Dako, Tahiri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeverie nuk do të dalin para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat