Viktima dhe dëme në vend nga moti i keq dhe era e fortë

Shqipëria

Viktima dhe dëme në vend nga moti i keq dhe era e fortë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 19:12
Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin gjatë së shtunës në Vlorë. Ndër të tjera era e fortë ka shembur një shtëpi në Babicë dhe ka shkaktuar pezullim të lundrimit në det. Era e fortë ka sjellë probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.

Një i vdekur dhe dhjetra deme materiale ne automjete dhe banesa jane shenuar ne Vlore per shkak te motit te keq. 
Era e forte me rreth 96 km ne ore ka rrezuar nje vetrate xhami ne katin e dyte te nje pallati banimi, e cila eshte bere shkak per vdekjen e 67 vjeçarit Ramadan Kaçi nga Vlora i cili ka qene duke kaluar ne rruge.

Kaçi qendroi ne spital per rreth 2 ore ku iu dha edhe ndihma e shpejte por plaget e marra ne koke dhe demtimet nga xhami i kane shkaktuar atij vdekjen. Ngjarja ndodhi rreth ores 11"45 ne lagjen '28 nentori' te Vlores, ne afersi te kishes Ortodokse. 

Ndër të tjera era e fortë që arrinte deri në 7-8 ballë ka shkaktuar shëmbjen e një ndërtese që shërbente si bilardo në Babicë por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. 

Moti i keq ka shkatuar bllok-out edhe ne portin e Vlores, ku dallgezimi shenoi 5 balle ne gji dhe 8-9 balle ne det te hapur.  Kjo detyroi kapitenerine e portit te Vlores te pezullojë lundrimin detar per tragetin e linjes së Brindisit si dhe te urdherojë anijet dhe peshkarexhat te ankorohen ne vendstrehime te sigurta ne triport dhe portin e jahteve ne Rradhime. 

Era e forte ka shkulur peme ne aksin rrugor Fier -Vlore duke dëmtuar 3 automjete të parkuara në rrugë. Edhe tabelat publike janë dëmtuar si pasojë e erës duke u bërë edhe rrezik për qytetarët që lëvizin në rrugë. 

Moti i keq dhe erërat e forta me shpejtësi deri në 100 km/h kanë shkaktuar mjaft probleme në Fier. 

Stuhitë e forta kanë shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë në disa zona të vendit. Disa fidera janë stakuar si masë sigurie, për të shmangur problemet në rrjet, ndërsa rajonet më të prekura dhe pa energji elektrike janë Vlora, Fieri dhe Berati. 

Ndërkohë në Berat rrëshqitja e dherave ka dëmtuar Ujësjellësin e Bogovës, të cilit i është çarë tubacuoni qëndror, duke lënë pa ujë të pijshëm qytetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat