“25 mijë dollarë për të ikur nga Shqipëria”, Salianji: Kush do ta arrestojë shkaktarin?

Shqipëria

“25 mijë dollarë për të ikur nga Shqipëria”, Salianji: Kush do ta arrestojë shkaktarin?

Më: 17 mars 2018 Në ora: 19:49
Ervin Slianji

Pas arrestimit të 39 personave për trafikimin e shqiptarëve drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe, ka reaguar deputeti demokrat Ervin Slianji.

Përmes një postimi në “Facebook” Salianji shkruan se shkaktarin e vërtetë që ka vendosur shqiptarët në këtë zgjidhje kush do ta arrestojë.

Sipas tij shqiptarët janë mes dy zjarreve, të paguajnë 25 mijë dollarë për pelivanët e vizave apo të paguajnë 25 mijë dollarë çdo vit për Ramën që sipas tij përveçse i zhvat çdo ditë i lë edhe pa punë e spitale.

Postimi i plotë:

Kush do të arrestojë shkaktarin e vërtetë që i ka vendosur shqiptarët mes dy zgjedhjeve? Të paguajnë 25 mijë dollarë për pelivanët e vizave që të degdisin nuk dihet se ku apo të paguajnë 25 mijë euro çdo vit për Ramën që ndërsa ia zhvat përditë qytetarëve kursimet dhe borxhet, i lë edhe pa punë, pa spitale, pa siguri.

Duhet ndaluar një herë e mirë jo vetëm matrapazi i vogël që deri sot është favorizuar nga policia, ai që ju merr lekët me premtimin se i hedh në një botë që edhe mund të kenë ndonjë mundësi, por baroni i madh Rama që tërheq vizat dhe pasi zhvat fryn kacek oligarkët shërbëtorë.

Shqipëria e zhytur në korrupsion e krim, në shumicën e qyteteve drejtimi politik i shtetit është në dorën e bandave dhe banditëve.

Qytetarët janë para dilemës të ikin nga Shqipëria duke shitur gjithçka për të bërë 25 mijë dollarë dhe të shkojnë atje ku ndoshta sigurojnë vaktet e ushqimit për familjet apo të rrinë nën hyqmin e krimit dhe fëmijët e gratë ti punojnë si skllevër për 20 mijë lekë dita në trafikime. Më keq akoma të paguajnë me jetën sepse mijëra fëmijë përfundojnë shpërndarës e përdorues drogrash.

Dje policia kapi në flagrancë një dyqanxhi tortash, sot paraqet si super operacion kapjen e një rrjeti shitësash, punë që janë të rëndomta për policinë e shtetit.

Grup i strukturuar kriminal është ai që sjell 180 milion euro kokainë, ai qe kontrollon Durrësin, Korçën, Elbasanin, Shkodrën, grupe të strukturuar që po copëtojnë dhe bëjnë të pabanueshme Tiranën. Këta i kapni dot?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat