Reforma në shëndetësi, janë reduktuar 118 dokumente

Shqipëria

Reforma në shëndetësi, janë reduktuar 118 dokumente

Më: 17 mars 2018 Në ora: 22:25
Ilustrim

Reforma në shëndetësi ka bërë të mundur të reduktojë 118 dokumente, pohoi zëvendëskryeministrja Senida Mesi në një intervistë dhënë për media.

Mesi theksoi se lehtësimi i barrës së qytetarëve për marrjen e dokumenteve dhe kalimi i barrës tek institucionet, ka bërë të mundur që për daljen në KEMP të kërkohen 2 dokumente nga 8 të tilla, po ashtu 2 dokumente duhen edhe për aplikimin për ndihmën ekonomike.

Duke folur për reformën e shërbimeve administrative dhe kryesisht në shëndetësi, zv/kryeministrja Senida Mesi.

“Por ka një impakt më të madh në popullatë përsa i përket Ministrisë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka dy elemente të rëndësishme, elementin e shëndetit dhe elementin social nga ana tjetër”, tha ajo.

Më tej Mesi shtoi se “Sigurisht në kuadër të portofolit të zv/kryeministres dhe në kuadër të koordinimit të ministrive një pjesë e rëndësishme e portofolit është dhe në lidhje me reformën e shërbimit publik dhe administratën publike, e cila në vetvete prek dhe dy reforma të rëndësishme, si reforma e ristrukturimit të agjencive dhe institucioneve të varësisë dhe procesin e derregullimit, apo procesi i lehtësimit të procedurave apo lejeve ndoshta me ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, koha ka treguar se kemi bashkëpunuar në mënyrë më intensive për të rishikuar një pjesë të procesit të lejeve të brendshme duke filluar që nga farmacitë, laboratorët mjekësorë për t’i bërë ato pjesë e procesit e-albania”.

Duke folur për farmaceutikën, Mesi shtoi se rregullat janë, por ndoshta sistemi në vetvete apo burokracia ka bërë që të kërkohen shumë letra dhe të paraqitet biznesi para disa institucioneve më qëllim marrjen e këtyre letrave.

“Ne i shohim bizneset si partnerë, jo si pjesë që paguajnë vetëm taksat, kështu nga njëra anë shteti duhet të krijojë platformat e komunikimit që sipërmarrja të ketë më tepër kohë se sa t’i kushtohet punës së burokracisë për marrjen e dokumenteve”, tha ajo.

Duke folur për shërbimet që përfitohen nga sistemi i shëndetësisë, Mesi tha se mjekët në të gjithë Shqipërinë procesojnë mbi 200 mijë akte në ditë, duke filluar nga vizitat, recetat, referimet, analizat, komunikimet me pacientët. “Nëse kemi reduktuar një seri dokumentacioni, pasi numri është 6 mijë në total për të gjitha ministritë, por vetëm në Ministrinë e Shëndetësisë nga dokumentet që na ka kërkuar qoftë në shërbime e KEMP-it, qoftë në përfitimin e ndihmës ekonomike apo shëndetësore, kemi reduktuar plot 118 dokumente që po t’i përkthejmë në kohë dhe në lekë, janë mijëra orë dhe lekë për qytetarët”, theksoi Mesi.

Ajo shtoi se “Kemi hequr përveç certifikatave, dokumenteve të tjera për pensionin ushtarak, për sigurimin dhe shumë dokumente nga të cilat nuk duhet të sorollaten, por mund të aplikojnë direkt në qendrat shëndetësore. Nëse i referohemi daljes në KEMP, janë hequr 8 dokumente dhe duhen dy të tilla. Po ashtu, dy dokumente duhen për aplikimin e ndihmës ekonomike”.

“Në rang vendi bëhet fjalë për tërësinë e 6800 dokumenteve, 364 leje licencash që ka qenë dhe procesi më i vështirë deri më tani. Vetëm nga takimet me sipërmarrësit, me tryezat duke i dëgjuar, kemi kuptuar realitetin se si punojmë. Deri më sot zyrat s’kanë funksionuar me njëra-tjetrën, tashmë risia vjen duke i hequr barrën qytetarit dhe lënë atë institucioneve publike për të gjetur dokumentacionin e duhur për sipërmarrësit apo pacientët”, shton Mesi.

Gjithashtu, Mesi tha se “Mjafton të hysh në portalin tjetër e-Albania dhe merr të gjitha dokumentacionet, që janë në total 530 shërbime, nga të cilat 29 janë përfundimtare me vulë dixhitale, që mjafton të logosh dhe të marrësh dokumentin dhe mund ta përdorësh, se është i ligjshëm”. “Të gjitha këto duken të vogla, por lehtësojnë barrën e qytetarëve”, tha Mesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat