Arrestimi i kryebashiakut, mbështetësit mblidhen para komisariatit të Lezhës

Shqipëria

Arrestimi i kryebashiakut, mbështetësit mblidhen para komisariatit të Lezhës

Më: 18 mars 2018 Në ora: 09:56
Mbështetësit mblidhen para komisariatit të Lezhës

Mëngjesin e sotëm dhjetëra persona janë mbledhur përpara komisariatit të Lezhës në mbështetje të kryebashkiakut Fran Frrokaj, i cili u arrestua disa ditë më parë nën akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “tjetërsim pronash” në zonën e Shëngjinit.

Mbështetësit e Frrokaj janë mbledhur përpara ndërtesës së komisariatit, duke kërkuar lirimin e tij.

Frrokaj dhe 12 zyrtarë të tjerë u arrestuan nga policia të premten nën akuzën e përvetësimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun. Zyrtarët janë të arrestuar prej rreth 72 orësh.

“Janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë dhe janë shpallur në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”. 

Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumente të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore. Më pas është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshe Lezhë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë. Këto hetime proaktive janë kryer në funksion të procedimit Penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale t? “Shpërdorimit të detyrës”dhe “Falsifikimi i dokumentave”, tha drejtori i Policisë së Lezhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat