Vasili: Në Francë dënohen inceneratorët e plehrave, në Shqipëri heshtin

Shqipëria

Vasili: Në Francë dënohen inceneratorët e plehrave, në Shqipëri heshtin

Më: 18 mars 2018 Në ora: 14:42
Petrit Vasili

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar i LSI-së shkruan se inceneratorët në Francë dënohen në gjykatën penale pasi shkaktojnë kancer, ndërsa në Shqipëria prokuroria mbyll sytë.

Sipas tij mbeturinat e inceneratorëve është provuar shkencërisht se shkaktojnë kancer.

"Inceneratoret denohen ne gjykaten penale te Parisit se shkaktojne kancer, prokuroria mbyll syte ne Shqiperi.

Mbeturinat e inceneratoreve eshte provuar shkencerisht qe shkaktojne kancer te perhapur te gjendrave limfatike dhe te tjere.

Ky ka qene edhe shkaku se pse Europa ka bere kufizimin drastik te tyre.

Megjithse Europa ka mundesi kontrolli dhe monitorimi shume te rrepta qe s'kane asnje krahasim me kontrollin e korruptuar dhe jo profesional ne Shqiperine ,kufizimi i tyre ka qene drastik sepse rreziku i shkaktimit te kancerit eshte shume i larte.

Gjykata Penale e Parisit dënoi më 6 mars për herë të parë në Francë, bashkimin e kompanive Melunit për shkak të ndotjes ambjentale të shkaktuar nga inceneratori i përpunimit të mbetjeve.

Gjykata arsyetoi se inceneratori i përpunimit të mbetjeve shtëpiake i ndërtuar në Vaux Le Penil për “vënie në rrezik të jetës” për shkak të shkarkimeve toksike të dioksinave.Në pesëmbëdhjetë vjet procedurë, rreth 165 banorë ngritën padi civile së bashku me fshatin Maincy, i cili rrethohej nga erërat mbizotëruese të objektit. Sipas paditësve, një duzinë banorësh kanë vdekur nga kanceri në vitet e fundit, duke përfshirë edhe “Lymphomën jo-Hodgkin”, e cila zhvillohet nga qelizat e sistemit limfatik, dhe një tjetër duzinë janë duke vuajtur po nga kanceri", shkruan Vasili.

Po ne Shqiperi kush ja mbyll syte prokurorise qe ta hetoje,pse nuk vepron apo mijra shqiptare le te semuren e vdesin me kancer vetem aferat e qeverise te mos hetohen.

Kjo eshte kriminale dhe antihumane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat