Stuhia e erës bëhet “politike”! Bushati sulmon kryebashkiaken e PD: Bëj punë, jo llogje!

Shqipëria

Stuhia e erës bëhet “politike”! Bushati sulmon kryebashkiaken e PD: Bëj punë, jo llogje!

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:07
Bushati -Voltana Ademi

Mbrëmjen e djeshme një stuhi e fuqishme ere ka prekur thuajse të gjithë territorin shqiptar e në shumë raste ka shkaktuar dhe dëme materiale... por ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, edhe stuhitë e erës mund të bëhen politike.

I këtij rasti ka qenë një postim në rrjetin social i pak minutave më parë, nga ana e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka sulmuar ashpër kryebashkiaken e djathtë të Shkodrës, Voltana Ademi.

Bushati shkruan se “natyra” po e ndihmon Bashkinë duke ia grumbulluar vetë mbetjet, një ironi të cilën Ministri e çon deri në fund duke thënë se vendi ka nevojë për punë dhe jo për llogje partiake.

Kujtojmë se pak orë më parë, Bashkia e Shkodrës ka kërkuar sërish nga qeveria dhe organet kompetente që të shpallin gjëndjen e emergjencës në disa zona të qarkut, për shkak të përmbytjeve.

“Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen ndaj nevojave emergjente të banorëve.”-shkruhej në reagimin e Bashkisë këtë të dielë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat