Vasili: Inceneratorët shkaktojnë kancer, prokuroria mbyll sytë

Shqipëria

Vasili: Inceneratorët shkaktojnë kancer, prokuroria mbyll sytë

Më: 18 mars 2018 Në ora: 19:05
Petrit Vasili

Për disa muaj me arrdhë inceneratorët e mbetjeve, që do të ngrihen në Elbasan, Tiranë e Fier kanë qenë subjekt i debateve dhe akuzave tepër të ashpra midis opozitës dhe mazhorancës.

Një nga zërat që është rreshtuar më fort kundër kësaj nisme të qeverisë për zgjidhjen e problemit të mbetjeve në vend ka qenë kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, i cili dhe sot ka ilustruar rrezikun që vjen prej inceneratorëve me një shembull francez.

Sipas Vasilit, “inceneratorët janë dënuar në gjykatën penale të Parisit se shkaktojnë kancer, ndërsa prokuroria mbyll sytë në Shqipëri”.

Ky është rasti që prezanton kreu i Grupit të LSI: “Gjykata Penale e Parisit dënoi më 6 mars për herë të parë në Francë, bashkimin e kompanive Melunit për shkak të ndotjes ambjentale të shkaktuar nga inceneratori i përpunimit të mbetjeve. Gjykata arsyetoi se inceneratori i përpunimit të mbetjeve shtëpiake i ndërtuar në Vaux Le Penil për “vënie në rrezik të jetës” për shkak të shkarkimeve toksike të dioksinave. Në pesëmbëdhjetë vjet procedurë, rreth 165 banorë ngritën padi civile së bashku me fshatin Maincy, i cili rrethohej nga erërat mbizotëruese të objektit. Sipas paditësve, një duzinë banorësh kanë vdekur nga kanceri në vitet e fundit, duke përfshirë edhe “Lymphomën jo-Hodgkin”, e cila zhvillohet nga qelizat e sistemit limfatik, dhe një tjetër duzinë janë duke vuajtur po nga kanceri.”

Ndërkohë më tej Vasili shton se “për mbeturinat e inceneratoreve është provuar shkencërisht qe shkaktojnë kancer te përhapur te gjëndrave limfatike dhe te tjerë”.

“Ky ka qene edhe shkaku se pse Europa ka bere kufizimin drastik te tyre. Megjithëse Europa ka mundësi kontrolli dhe monitorimi shume te rrepta qe s’kanë asnjë krahasim me kontrollin e korruptuar dhe jo profesional ne Shqipëri ,kufizimi i tyre ka qene drastik sepse rreziku i shkaktimit te kancerit është shume i larte”, thekson ai.

Por, sipas ish-kreut të LSI, në Shqipëri po merr vend një akt antihuman dhe kriminal, që është legjitimuar nga qeveria, e cila njëkohësisht bën edhe prokuroinë të heshtë.

“Po ne Shqipëri kush ja mbyll sytë prokurorisë qe të hetoje, pse nuk vepron apo mijra shqiptare le te sëmuren e vdesin me kancer, vetëm aferat e qeverise te mos hetohen”, shtron pyetjen Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat