“Rana”, arë dhe pemëtari; grabitja e tokave në bregdet, hetohet edhe për Kune Vain - Bota Sot
“Rana”, arë dhe pemëtari; grabitja e tokave në bregdet, hetohet edhe për Kune Vain

Shqipëria

E enjte, 19 prill 2018

“Rana”, arë dhe pemëtari; grabitja e tokave në bregdet, hetohet edhe për Kune Vain

Më: 18 mars 2018 Në ora: 21:46
Protesta

Sipas një vendimi të beftë të gjykatës brenda në Policinë e Lezhës mbahen të arrestuar shtatë persona, shumica e të cilëve janë punonjës të bashkisë, që nga juristë deri tek kryetari.

Por, protesta e qytetarëve nuk kundërshton as arrestimin e kryetarit të Qarkut Gjok Ndoka, as të zv.kryetarit të Bashkisë së Lezhës Enver Harizi. Të gjithë protestuesit prezantohen si mbështetes të kryetarit të Bashkisë, Fran Frrokaj , i cili është nën akuzë bashkë me 22 të tjerë si i dyshuar në aferën e tjetërsimit të tokave në bregdet.

Mbështetësit e tij e konsiderojnë arrestimin e kreut të Bashkisë si një aksion politik.

“Përderisa është në krahun e djathtë, arrestimi është politikisht. Nuk e besojmë (akuzën), s’e ka bërë kurrë sepse jam unë ajo që kam sjellë një njeriun tim nga Gjermania për të marrë një copë tokë në Shëngjin dhe më ka thënë jo sepse nuk lejohet. Ky është një puç i shtetit”, thonë protestuesit.

Nga ana e saj, Prokuroria këmbëngul se Fran Frrokaj është pjesë e një zinxhiri përmes të cilit janë përvetësuar mbi 234 mijë metra/katrorë tokë në zonën e plazhit në vendin e quajtur Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit.

“Rana e Hedhun” në Shëngjin është një nga destinacionet turistike më të rrahura në sezonin e verës, por zyrtarë të shtetit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe përmes falsifikimit kanë tjetërsuar tokën duke e regjistruar si tokë bujqësore dhe pemëtari.

Një sipërfaqe e rrethuar me gardh, që është vijë bregdetare rërë, si edhe brinja e malit, që është pyll me shkurre, në dosjet e dorëzuara nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut konfirmohen se janë ara dhe pemëtore.

Drejtuesit e Bashkisë kanë përcjellë madje shkresa të falsifikuara duke iu referuar Këshillit të Qarkut, për të trajtuar më pas si përfitues të këtyre sipërfaqeve nëntë persona, disa prej të cilëve janë banorë në Fushë-Mamurras.

Të hënën, përveç shtatë të arrestuarve do të dalin për t’u njohur me masën edhe pesë të tjerë, që janë nën arrest shtëpie, mes tyre drejtoresha e Drejtorisë së Bujqësisë, ish-specialistë në këtë drejtori, topografë e përfitues toke që janë lënë të lirë për shkak të moshës.

Ndërkohë, për këtë dosje janë ende në kërkim policor 11 persona të tjerë. Një burim i tha Top Channel se kjo dosje nuk është e vetme. Nën hetim për grabitjen e tokave në bregdet janë edhe zonat e Tales dhe të Lagunës se Kune Vain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test