Ç’po ndodh me Maturën 2018, “ngecin” aplikimet për provimet

Shqipëria

Ç’po ndodh me Maturën 2018, “ngecin” aplikimet për provimet

Më: 19 mars 2018 Në ora: 08:21
ilustrim

Mospublikimi i Formularëve A1/A1Z nga Qendra e Shërbimeve Arsimore ka lënë peng nisjen e procesit të maturës shtetërore.

Rregullorja e miratuar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, presupozonte që prej dy ditësh, maturantët duhet të nisnin aplikimet online në portalin qeveritar e-albania, për ta vulosur më pas në portalin e maturës nga data 26 mars deri më 10 prill.

Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndërkohë që maturantët presin nisjen e plotësimit të formularëve A1/A1Z për të caktuar lëndët me zgjedhje, QSHA nuk ka publikuar ende as formularin dhe as udhëzimin për plotësimin e tij.

Në mungesë, as edhe një njoftim për shtyrje datash. Nga ana tjetër, drejtoritë arsimore në rrethe duket se janë treguar më korrekte, duke njoftuar maturantët për nisjen e këtij procesi të hënën, më datë 19 mars.

RREGULLORJA PËR MATURËN

Rregullorja për zhvillimin e maturës shtetërore, e miratuar që në dhjetorin e 2017-ës në nenin 13 të tij, ka përcaktuar datën 9 mars për miratimin e formularëve A1/A1Z dhe deri në 12 publikimin e tyre bashkë me udhëzueset për plotësim në e-albania, në portalin “matura shtetërore” dhe atë për plotësimin e bazës së të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Maturës Shtetërore në portalin “maturanti”.

Nëse çdo gjë do të kishte shkuar sipas parashikimeve, procesi do të kishte këtë rrjedhë. “Maturanti/kandidati bën aplikimin online, fillimisht në portalin qeveritar ealbania në periudhën 15-30 mars, dhe, më pas, në portalin “matura shtetërore 2018” në periudhën 26 mars-10 prill 2018, sipas një plani kalendar të publikuar nga QSHA. Në periudhën 11-20 prill 2018, KShMSh-të të plotësojnë online bazën e të dhënave me fushat përkatëse, sipas udhë- zuesit të dërguar nga QSHAja”.

Ashtu si vitet e tjera, plotë- simi i formularëve A1/A1Z ku maturantët e rinj e të vjetër përcaktojnë lëndët ku do të testohen, bazuar mbi profilin e degëve për të cilat do të aplikojnë me A2, bëhet në shkollën ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë. Këshillohet që ky proces të bëhet përpara se ata të konsultohen gjerë- sisht me kriteret që kanë vendosur universitetet për pranimet në vitin e ri akademik 2018-2019.

Shumica prej tyre tashmë kanë të publikuara në faqet zyrtare kushtet dhe mënyrën e përlloga1ritjes së pikëve për studentët e rinj, ndërsa kanë zhvilluar edhe dy panaire për prezantimin e ofertës së tyre akademike. Edhe këtë vit, në formularin A1/A1Z do të pasqyrohen degët e profilet që ofrojnë të gjitha universitetet publike e private në vend./PANORAMA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat